Prishtinë, 08 maj 2026 22:16
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po zhvillon hetime intensive lidhur me një kërcënim të publikuar në rrjetet sociale ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, nga profili “Severna Brigada”, organizatë e shpallur terroriste nga institucionet e Kosovës.
Sipas njoftimit të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, rasti është pranuar në trajtim më 8 maj 2026, ndërsa në koordinim me Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës janë ndërmarrë menjëherë veprime hetimore, me mbështetjen edhe të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike.
Nga hetimet e para është konstatuar se kërcënimi është publikuar përmes llogarisë “Severna Brigada” në rrjetet sociale.
Policia ka njoftuar se, bazuar në të dhënat e siguruara, postimi dyshohet se është bërë nga territori i Serbisë, konkretisht nga qyteti i Kraljevës. Sipas autoriteteve, janë identifikuar IP-adresa e përdorur si dhe të dhënat personale të përdorura gjatë regjistrimit të llogarisë.
Tutje, thuhet se njësitë kompetente kanë siguruar edhe të dhëna shtesë që pritet të ndihmojnë në vazhdimin e hetimeve nga Policinë e Kosovës dhe Prokurorinë Speciale.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës