Prishtinë 8 Maj 2026 17:15
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë (IKKL), Atdhe Hetemi, i cili i dorëzoi raportin gjashtëmujor të punës së Institutit për periudhën nëntor 2025 – maj 2026.
Gjatë takimit u diskutua mbi progresin e arritur në dokumentimin, hulumtimin dhe institucionalizimin e kujtesës historike lidhur me krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë, si dhe mbi rëndësinë e forcimit të kapaciteteve shtetërore në funksion të drejtësisë tranzicionale dhe ruajtjes së të vërtetës historike.
Drejtori Hetemi e njoftoi kryeministrin në detyrë me projektet dhe zhvillimet kryesore të Institutit gjatë kësaj periudhe, ndër të cilat veçohet puna për përgatitjen e databazave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, databazës së masakrave dhe asaj të varrezave masive — procese me rëndësi të veçantë shtetërore dhe historike, të cilat po ndërmerren për herë të parë në Republikën e Kosovës në mënyrë të centralizuar, të verifikuar dhe institucionale. U theksua se këto databaza do të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për dokumentim, hulumtim shkencor, edukim dhe adresim institucional të krimeve të luftës.
Po ashtu, u diskutua edhe për zgjerimin dhe konsolidimin e fondit arkivor e bibliotekar të Institutit, avancimin e proceseve të verifikimit dhe sistemimit të materialeve dokumentuese, si dhe për bashkëpunimin me institucione vendore e ndërkombëtare në fushën e drejtësisë tranzicionale dhe kujtesës kolektive.
Në takim u veçua edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare “From War to Recovery: A Multidisciplinary Approach Towards Kosovo’s War Trauma”, me pjesëmarrjen e mbi 200 studiuesve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, si një dëshmi e shtrirjes akademike dhe ndërkombëtare të punës së Institutit.
Kurti e falënderoi drejtorin Hetemi dhe stafin e Institutit për përkushtimin dhe punën e bërë, duke vlerësuar rolin e IKKL-së në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërtimin e një baze të besueshme faktesh për brezat e ardhshëm.
Ai theksoi se drejtësia për viktimat, dokumentimi institucional dhe mbrojtja e së vërtetës historike mbeten obligim shtetëror dhe shoqëror i Republikës së Kosovës.

Krahas për 107 vrasje, 20 serbë akuzohen edhe për plaçkitje e dëbim gjatë luftës në Kosovë
4.1 milionë euro për rehabilitimin e skarpateve në autostradën “Ibrahim Rugova”
Zjarr i madh në Sllatinë të Fushë Kosovës
Haxhiu dekoron senatoren Ernst
Aktakuza ndaj Radojçiçit dhe të tjerëve pohon se trupat e 107 civilëve të vrarë u groposën në Batajnicë
Mbi 174 mijë aplikime për subvencionimin e teksteve shkollore, përfshihen për herë të parë edhe familjet pa leje qëndrimi
Kosova sfidon Italinë në duelin e parë të Lojërave Mesdhetare
DokuFest, dëshmi e zhvillimit kulturor dhe artistik të Kosovës
Narrativa serbe për Kosovën gërshetohet me propagandën ruse