Tridhjetë e pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës janë certifikuar pas përfundimit të dy trajnimeve të specializuara të organizuara nga Byroja Federale e Hetimeve e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (FBI), në koordinim me programin DOJ/ICITAP të Ambasadës Amerikane në Kosovë.
Sipas njoftimit të Policisë, trajnimet janë mbajtur nga 27 prilli deri më 8 maj 2026 dhe kanë përfshirë kurset “Inteligjenca për Praktikuesit” dhe “Teoria dhe Zbatimi i Inteligjencës për Mbikëqyrësit e Zbatimit të Ligjit”.
Programi trajnues ka përfunduar me një ceremoni zyrtare, ku pjesëmarrësve iu ndanë certifikata, duke shënuar një avancim të rëndësishëm në ngritjen profesionale të kapaciteteve të inteligjencës dhe analizës në kuadër të Policisë së Kosovës.
Në ceremoninë e diplomimit kanë marrë pjesë drejtori i Departamentit për Inteligjencë dhe Analizë, Gëzim Dibrani, atasheja e DOJ/ICITAP në Ambasadën e SHBA-së, Kimberly Riffe, instruktorë të FBI-së, përfaqësues të lartë të Policisë së Kosovës, si dhe staf dhe këshilltarë të ICITAP-it.
Trajnimi ka përfshirë metodologji bashkëkohore të inteligjencës, teknika analitike, përpunim të informacionit dhe analizë strategjike, me fokus në forcimin e kompetencave operacionale dhe ngritjen e standardeve profesionale në zbatimin e ligjit.
Policia e Kosovës e ka vlerësuar lart rëndësinë dhe aspektin praktik të programit, duke theksuar përkushtimin për zhvillim të vazhdueshëm profesional përmes bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë.
Në fund, institucioni ka shprehur mirënjohje për programin DOJ/ICITAP dhe atasheun e FBI-së për zbatimin e ligjit, Brendan Collins, për kontributin në avancimin profesional të zyrtarëve policorë./

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës