Prishtinë, 08 maj 2026 18:49
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim drejtorin ekzekutiv të Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë, Atdhe Hetemi.
Ky i fundit ia dorëzoi Kurtit raportin gjashtëmujor të punës për periudhën nëntor 2025 – maj 2026.
“Drejtori Hetemi e njoftoi kryeministrin në detyrë me projektet dhe zhvillimet kryesore të Institutit gjatë kësaj periudhe, ndër të cilat veçohet puna për përgatitjen e databazave të viktimave të luftës së fundit në Kosovë, databazës së masakrave dhe asaj të varrezave masive — procese me rëndësi të veçantë shtetërore dhe historike, të cilat po ndërmerren për herë të parë në Republikën e Kosovës në mënyrë të centralizuar, të verifikuar dhe institucionale”, thuhet në njoftim.
Tutje thuhet se këto databaza do të shërbejnë si bazë e qëndrueshme për dokumentim, hulumtim shkencor, edukim dhe adresim institucional të krimeve të luftës.
Sipas njoftimit, në takim u veçua edhe organizimi i konferencës ndërkombëtare “From War to Recovery: A Multidisciplinary Approach Towards Kosovo’s War Trauma”, me pjesëmarrjen e mbi 200 studiuesve, ekspertëve dhe përfaqësuesve institucionalë vendorë, rajonalë e ndërkombëtarë, si një dëshmi e shtrirjes akademike dhe ndërkombëtare të punës së Institutit.
“Kryeministri në detyrë Kurti e falënderoi drejtorin Hetemi dhe stafin e Institutit për përkushtimin dhe punën e bërë, duke vlerësuar rolin e Institutit të Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë në dokumentimin e krimeve të luftës, ruajtjen e kujtesës historike dhe ndërtimin e një baze të besueshme faktesh për brezat e ardhshëm. Ai theksoi se drejtësia për viktimat, dokumentimi institucional dhe mbrojtja e së vërtetës historike mbeten obligim shtetëror dhe shoqëror i Republikës së Kosovës”, thuhet tutje në njoftim.

Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti nga Parisi për Gjykatën Speciale: Të bëhen të gjitha përpjekjet për apel
Policia e Kosovës paralajmëron për mashtrimet online: Kujdes nga vegëzat që kërkojnë të dhënat bankare
Ndalohen rreth 150 mijë lodra për fëmijë me origjinë nga Kina, nuk plotësonin standardet e sigurisë
Mungesa e gjuhës shqipe në Federatën e Gjahtarëve në Maqedoninë e Veriut, kërkohet ndërhyrje institucionale
Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës