Prishtinë 7 Maj 2026 14:18
Ministri i Mbrojtjes i Kosova, Ejup Maqedonci, gjatë qëndrimit në Turqi ka zhvilluar një takim me Ministrin e Shtetit për Mbrojtje të Mbretëria e Bashkuar, Vernon Coaker, ku u diskutua për avancimin e bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës përgjatë proceseve shtetformuese dhe forcimit të institucioneve të sigurisë e mbrojtjes.Gjatë takimit, palët vlerësuan partneritetin e deritanishëm në kuadër të misioneve të përbashkëta në Ishujt Falkland dhe Belize, si dhe kontributin në operacionin “Interflex”.Në frymën e partneritetit ndërmjet dy vendeve mike dhe aleate, u ritheksua përkushtimi për thellimin e bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, përfshirë trajnimet ushtarake, zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ushtarake.
Sipas Maqedoncit, bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar mbetet i rëndësishëm për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

Mbi 224 milionë euro për ushtrinë, Maqedonci paralajmëron investime të reja
FSK-ja avancon shkathtësitë taktike kundër terrorizmit
Policia e Kosovës synon rritjen e kapaciteteve profesionale përmes gradimeve të reja
Ekspertët kërkojnë përshpejtimin e gradimeve në Polici
Kurti: 20 baza policore janë ndërtuar e fuqizuar në veri të Kosovës
397 kadetë diplomojnë në Policinë e Kosovës, Kurti e Haxhiu me mesazhe për gjeneratën e re
Dokumentari kosovar vlerësohet në Milano, çmim ndërkombëtar për “Karate e Yjeve”
Aktakuzë për sulmet ndaj gazetarëve dhe KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023
Kurti kërkon nga udhëheqja e re e Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës