Prishtinë, 5 maj 2026 19:58
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka njoftuar për nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme me Turqinë, e cila synon forcimin e kapaciteteve ushtarake të vendit.
Sipas tij, marrëveshja është nënshkruar së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Yaşar Güler, dhe përbën një hap konkret në thellimin e bashkëpunimit strategjik ndërmjet dy shteteve.
“Marrëveshja e Bashkëpunimit Financiar Ushtarak ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Turqisë është dëshmi e qartë e partneritetit tonë strategjik dhe e gatishmërisë për ta avancuar këtë bashkëpunim në mënyrë afatgjate”, ka deklaruar Maqedonci.
Në kuadër të kësaj marrëveshjeje, Qeveria turke do të ofrojë mbështetje financiare në vlerë prej 200 milionë lirash turke, mjete këto që do të përdoren për fuqizimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe zhvillimin e saj institucional e profesional.
Ministri theksoi se ky bashkëpunim reflekton nivelin e lartë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, si dhe vullnetin e përbashkët për të kontribuar në paqe dhe stabilitet në rajon.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit