Prishtinë, 5 maj 2026 20:07
Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, pas mbledhjes së Kryesisë së LDK’së, tha se janë dakorduar në parti për të garuar bashkë në zgjedhje me ish-Presidenten Vjosa Osmani.
Ai tha se kjo do të formalizohet në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, të shtunën.
“Votuam dhe u dakorduam që të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhje. Kishte dakordim për idenë e bashkimit, për garim të përbashkët, kishte dakordim për shumë gjëra që i kemi diskutuar. Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm do t’i formalizojmë të gjitha”, tha Abdixhiku para gazetarëve.
Ai mohoi se Osmani ka vendosur kushte.
“Asnjë kusht me Vjosën s’kemi pas”, deklaroi Abdixhiku.
I pyetur nëse Osmani do të jetë bartëse e listës, ai tha se për të renditja s’është problem.
“Renditja në listë për mua s’ka fare rëndësi, përderisa gjejmë një modalitet që funskionon”, tha Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, Osmani është kandidatja më e duhur për Presidente të Kosovës

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit