Prishtinë, 19 prill 2026 12:17
Gazetarja finlandeze Jessikka Aro vlerëson se lufta informative ruse përbën një kërcënim real për sigurinë globale, përfshirë edhe Kosovën.
Për më shumë se dhjetë vjet, ajo është përballur me kërcënime të vazhdueshme, përfshirë edhe kërcënime me vdekje, si pasojë e punës së saj në ekspozimin e rrjeteve të propagandës ruse. Situata u bë aq e rëndë, sa u detyrua të largohej përkohësisht nga Finlanda gjatë viteve 2017–2018, për të gjetur qetësi dhe siguri fizike.
Por, përkundër presionit, Aro arriti të shkruajë tre libra, në mesin e tyre edhe librin “Karremi i Putinit”.
Në një intervistë për KosovaPress, ajo paralajmëron se propaganda dhe dezinformimi rus janë bërë pjesë e rrjedhës kryesore të informacionit në disa vende, përfshirë Serbinë, duke ndikuar edhe në rajonin e Kosovës.
Sipas saj, Rusia synon të rrisë tensionet e brendshme dhe të ndikojë në politikën e brendshme të vendeve të rajonit përmes rrjeteve të lidhura me të.
“Për ta parandaluar këtë, mora vendimin të shpërngulem jashtë vendit në vitet 2017 dhe 2018, sepse situata në Finlandë, me kërcënimet që vinin nga të gjitha pajisjet e mia teknike, ditë e natë, si dhe nevoja për të qenë gjithmonë vigjilente në hapësira publike, më detyroi të mendoj për veten time. Që të mund ta shkruaja këtë libër [Putin’s trolls], më duhej qetësi. Kërcënimet nuk u ndalën, por të paktën jashtë vendit ndihesha fizikisht më e sigurt.”
Situata u bë aq e rëndë, sa u detyrua të largohej përkohësisht nga Finlanda gjatë viteve 2017–2018, për të gjetur qetësi dhe siguri fizike.
Një ndër përvojat më të vështira për të, sipas saj, ishte përballja në gjykatë në Helsinki me personat që e kishin ngacmuar.
<span;>Ajo paralajmëron se këto metoda përfshijnë sulme të koordinuara në rrjete sociale, gjuhë urrejtjeje, intimidim dhe përpjekje për të heshtur zërat kritikë.
“Kam marrë disa herë paralajmërime dhe kërcënime direkte për rrezik fizik. Kam marrë kërcënime me vdekje, si indirekte ashtu edhe direkte, që nga fillimi. Për më shumë se dhjetë vite kam përjetuar kërcënime të vazhdueshme. Fillimisht ato ishin fantazi për vdekje dhe dhunë nga ‘trollë’ dhe persona të ndryshëm, si dëshira që të bombardohem, të vritem apo të më ndodhë e ashtuquajtura ‘vetëvrasje ruse’, që sipas tyre nënkuptonte shtyrjen time para metrosë. Gjithashtu, duke më uruar një plumb në kokë, duke më quajtur ‘lavire’. Ka pasur edhe kërcënime direkte, përfshirë një person që kërcënoi të më vriste mua dhe familjen time dhe që më pas u dënua për kërcënime të paligjshme. Edhe disa ish-miq, të ndikuar nga kjo fushatë e dezinformimit kundër meje, kanë dërguar kërcënime të vërteta me vdekje”, rrëfen ajo ndër të tjera.
Megjithatë, përkundër presionit të vazhdueshëm, ajo arriti të vazhdojë punën e saj, duke dokumentuar mënyrën se si funksionojnë rrjetet e dezinformimit dhe “fabrikat e trollëve” – një term që përdoret për llogari të rreme në internet që shpërndajnë qëllimisht dezinformim, provokojnë dhe sulmojnë persona në mënyrë të organizuar.
Në intervistën për KosovaPress, Aro thekson se propaganda ruse nuk është më e kufizuar brenda një vendi, por funksionon në mënyrë të koordinuar në nivel ndërkombëtar.
“Dezinformimi dhe propaganda ruse, si dhe mesazhet e luftës informative, janë të përhapura dhe madje pjesë e rrjedhës kryesore në disa pjesë të mediave serbe. Në Serbi, ky ndikim rus është shumë i fortë dhe po shtrihet edhe në rajonin e Kosovës. Shumë prej mesazheve të dezinformimit që dërgohen nga shërbimet ruse të sigurisë dhe ‘fabrikat e trollëve’ që ato kontrollojnë, janë ndërkombëtare. Kështu, shumë mesazhe të rreme për Ukrainën dhe për luftën e Rusisë kundër Ukrainës janë të njëjta si këtu ashtu edhe në pjesë të tjera të Evropës. Për shembull, Rusia përpiqet të pretendojë se dëshiron paqe në Ukrainë, ndërsa ‘trollët’ rusë përpiqen të thonë se Rusia nuk po zhvillon asnjë luftë në Ukrainë. Materiale të tilla janë plotësisht ndërkombëtare dhe Rusia përpiqet t’i shtyjë këto narrativa në mediat kryesore si këtu ashtu edhe në pjesë të tjera të Evropës”, thotë Aro.
“Këto mesazhe nuk janë lokale – ato janë globale dhe të organizuara nga shërbimet ruse të sigurisë dhe ‘fabrikat e trollëve’”, thotë ajo ndërkohë që tregon sesa thellë në Serbi ka depërtuar propaganda ruse.
“Propaganda serbe shpesh përputhet me atë ruse dhe përdor të njëjtat metoda… Definitivisht, po [mund të jetë e dëmshme për Kosovën]. Për Kremlinin, propaganda është pjesë e luftës dhe hapësira informative shihet si një fushë beteje. Prandaj është shumë e rrezikshme, veçanërisht në Serbi. Kam hetuar situatën atje dhe dukej se, për shembull, ambasada ruse kishte një ndikim shumë të madh brenda vendit dhe gjithashtu po ndikonte në politikat e brendshme dhe në biznesin e brendshëm të Serbisë. Po ashtu, disa nga aktivistët serbë pro-Kremlinit, të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë, për shembull, me Sergej Lavrov, ministrin e jashtëm rus, janë shumë aktivë dhe, për shembull, ish-kriminelë të dhunshëm që kanë marrë pjesë në operacione politike në zonë. Pra, më është dukur se Rusia po nxit shumë tensionet e brendshme dhe po ndikon fuqishëm në politikat e brendshme në Serbi”, thotë ajo.

Hoxha takon Gjuriqin, Kosova dhe Lugina e Preshevës në qendër të diskutimit
Kurti në Barcelonë, me liderët progresistë: Aleancë globale për drejtësi, barazi dhe zhvillim të qëndrueshëm
Konjufca në Turqi: Aty ku ka kërcënim të sigurisë, asgjë nuk ecën përpara
Kryediplomati shqiptar: Çdo cenim i sigurisë së Kosovës, cenon edhe Shqipërinë
Kuvendi e kalon në parim projektligjin për Byronë Shtetërore
Gërgi: Dorëzimi i Radoiçiqit do ta rrëzonte edhe Vuçiqin, prandaj Serbia nuk vepron
Sveçla: Goditje e fortë krimit – 26 të arrestuar dhe 150 mijë euro të sekuestruara
Përkujtohen 23 shqiptarët e zhdukur në Zubin-Potok, ende s’ka drejtësi
Jessikka Aro: Propaganda serbo-ruse kërcënim serioz për Kosovën dhe rajonin
Aksion i gjerë policor në Mitrovicë dhe Vushtrri, arrestohen 26 persona dhe sekuestrohen rreth 150 mijë euro