Prishtinë 17 Prill 2026 15:26
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të parë projektligjin për krijimin e Byrosë shtetërore për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, pas një debati të gjatë parlamentar.
Projektligji kaloi me 81 vota për, asnjë kundër dhe 25 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të kaluar në fazën e dytë të shqyrtimit.
Partitë opozitare, përfshirë PDK-në dhe LDK-në, kanë shprehur rezerva për përmbajtjen e projektligjit.
Ato kanë kërkuar ndryshime dhe theksuan se mbështetja e tyre në leximin e dytë do të varet nga përfshirja e amendamenteve të propozuara, si dhe nga një diskutim më i gjerë publik.
Ky projektligj, i konsideruar prioritet i Qeverisë dhe i kryeministrit Albin Kurti, synon të verifikojë ligjshmërinë e pasurisë së zyrtarëve publikë në Kosovë.
Në rastet kur konstatohet se pasuria është fituar në mënyrë të kundërligjshme, vendimi për konfiskim do të merret nga gjykatat.
Gjatë prezantimit të projektligjit, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, theksoi se “funksioni publik nuk mund të jetë mburojë për pasurim të pajustifikueshëm”.
Ajo shtoi se ky projektligj përfaqëson një hap konkret në luftën kundër korrupsionit, duke ndërtuar mekanizma funksionalë dhe efektivë, përtej deklaratave politike.
Sipas Gërvallës, puna për këtë ligj ka nisur që në vitin 2021 dhe ai ka kaluar nëpër disa procese shqyrtimi, përfshirë tri opinione të Komisionit të Venedikut dhe dy vlerësime nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës.
Ajo theksoi se as Komisioni i Venedikut dhe as Gjykata Kushtetuese nuk e kanë kundërshtuar konceptin e konfiskimit civil, ndërsa rekomandimet e tyre janë reflektuar në tekstin aktual të projektligjit.
Gërvalla sqaroi se Byroja nuk do të ketë kompetenca për të konfiskuar apo gjykuar, por do të merret me mbledhjen, verifikimin dhe analizimin e të dhënave, ndërsa vendimet përfundimtare do të mbeten në dorë të gjyqësorit.
Ajo hodhi poshtë pretendimet se projektligji prek qytetarët e zakonshëm, duke i cilësuar ato si “propagandë” dhe duke theksuar se fokus i ligjit janë vetëm zyrtarët publikë me pasuri të pajustifikuar.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari