Prishtinë, 14 prill 2026 17:28
Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, kanë nënshkruar sot vendimin për vazhdimin e mandatit të z. Petrit Ajeti në detyrën e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), për një mandat të ri pesëvjeçar.“Ky vendim pasqyron vlerësimin institucional për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e deritanishme të z. Ajeti në udhëheqjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, si dhe besimin në vazhdimësinë e lidershipit të tij në forcimin e kapaciteteve të inteligjencës dhe sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhej në njoftimin për media.
Në njoftim thuhej se Ajeti ka mbi 20 vite përvojë pune në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa pesë vitet e fundit ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.
“Z. Ajeti ka mbi 20 vjet përvojë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, ndërsa pesë vitet e fundit ka udhëhequr Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë. Përvoja e tij profesionale përfshin funksione të larta në sektorin e sigurisë, me kontribut të vazhdueshëm në forcimin e kapaciteteve institucionale dhe të sigurisë së Republikës së Kosovës.Ai ka përfunduar studimet në Shkencat Politike në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, studimet në Akademinë Ushtarake “Skënderbej” në Tiranë, si dhe studimet master në Universitetin Metropolitan të Londrës. Po ashtu, ka ndjekur programe të shumta të zhvillimit profesional në fushën e sigurisë në Gjermani dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhej në njoftim.

Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
Prania ushtarake e Serbisë pranë Kosovës, mes rrezikut dhe paralajmërimeve
Maqedonci: Serbia mbetet kërcënim për sigurinë e Kosovës
FSK avancon kapacitetet e Policisë Ushtarake përmes trajnimit me Gjermaninë
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Industria e mbrojtjes në Kosovë: Parashihet prodhimi i municioneve, dronëve e blindave
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit
Të premten rivarrosen eshtrat e heroit të Kosovës, Idriz Rrecaj