Mitrovicë, 11 prill 2026 21:27
Gjendja e liqenit akumulues në Mitrovicë është përkeqësuar ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit, duke ngritur shqetësime për ndikimin në mjedis dhe shëndetin publik. Institucionet lokale, në bashkëpunim me Klubin e Zhytjes “Trepça”, kanë realizuar disa aksione pastrimi për largimin e mbeturinave nga liqeni.
“Angazhimi ynë është që Mitrovicën ta bëjmë qytet të jetueshëm, të gjelbër dhe funksional. Shumë është e rëndësishme që secili qytet të jetë i jetueshëm. Mitrovica ka predispozita të jetë qyteti më i bukur i Kosovës, po them pa modesti, dhe ne po punojmë që këtë ta realizojmë dhe ta jetësojmë një ditë”, ka thënë për RTK, Faton Peci, kryetar i Mitrovicës.
Është krijuar gjithashtu një grup punues që do të merret posaçërisht me trajtimin e gjendjes së liqenit, me synimin që ai të kthehet në një zonë të pastër dhe tërheqëse.
“Ne tash kemi themeluar një grup, një lloj task-force, që do t’i adresojë të gjitha veprimet që duhet t’i ndërmarrim në mënyrë që liqeni të jetë i pastër dhe të jetë burim atraksioni për qytetarët, të cilët e frekuentojnë sidomos gjatë fundjavës, por edhe gjatë ditëve të tjera të javës”, ka thënë Peci.
“Organizata të ndryshme, pjesa e klubit të zhytësve ‘Trepça’ dhe disa të tjerë, vullnetarisht kanë shprehur gatishmërinë që t’i kontribuojnë pastërtisë së lumit dhe liqenit akumulues”, vazhdoi ai.
Ndërsa qytetarët shprehen të kënaqur me ndryshimet që po bëhen.
“Është kënaqësi të dalësh rreth Ibrit, sidomos prej kohës kur i kanë rregulluar këto shtigje. Pastaj liqeni dhe Ibri janë pastruar, po rregullohen çdo ditë. Mendoj që në Kosovë nuk ka shëtitore më të mirë, sidomos për një pensionist”, tha Jahir Deliaj, qytetar.
“Kryetari i ri ka ndërmarrë aksione edhe për pastrimin e lumenjve dhe këtyre fushave të gjelbra. Shumë mirë”, tha Abdullah Hyseni, qytetar.
Autoritetet vlerësojnë se përfshirja e organizatave dhe vullnetarëve do të jetë thelbësore për suksesin e këtij procesi.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Serbia nën kritika për financimin e Kosovës dhe pengimin e projekteve shqiptare në Luginë
Protesta në Tiranë përshkallëzohet në përplasje me policinë, 21 persona marrin ndihmë mjekësore
Operacion i Policisë në Fushë Kosovë pas kërcënimit me mjete shpërthyese
Kosova propozon marrëveshje me SHBA-në për të ardhmen e Bondsteelit