Shtime, 13 Prill 2026 14:34
Kanë nisur punimet për sanimin dhe stabilizimin e rrugës në fshatin Carralevë, në komunën e Shtimes, që lidh këtë komunë me atë të Prizrenit.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Infrastrukturës, kontrata është lidhur për projektin “Ri-tender Stabilizimi i rrëshqitjes në rrugën Nacionale N25, segmenti Shtime–Prizren, lokacioni Carralevë në stacionazhën 2+690 – 2+768”, dhe tashmë ka filluar realizimi i punimeve në terren.
Nga të dhënat zyrtare të prokurimit, aktiviteti është iniciuar më 27 shkurt 2026, ndërsa hapja e tenderëve dhe publikimi i njoftimit për dhënie kontrate janë bërë më 3 prill 2026.Afati për dorëzimin e ofertave ka qenë me procedurë normale dhe për këtë tender janë pranuar gjithsej 3 oferta, prej të cilave 1 është konsideruar e përgjegjshme.
Kontrata është nënshkruar më 7 prill 2026 me operatorin ekonomik “K.N.P.SH. Papenburg & Adriani Company SH.P.K.”, me seli në Lipjan dhe do të zgjas për 65 ditë.
Vlera e përgjithshme e kontratës arrin në 242 mijë e 394 euro, që njëkohësisht përfaqëson edhe ofertën fituese me çmimin më të ulët.
Projekti financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës dhe nuk parashihet nënkontraktim.
Punimet synojnë të rregullojnë dëmtimin e rrugës dhe eliminimin e rrezikut nga rrëshqitjet, duke rikthyer sigurinë e plotë për qarkullimin në këtë segment të rëndësishëm rrugor.
Nga ministria theksohet se ky intervenim është pjesë e angazhimeve për reagim të shpejtë dhe përmirësim të vazhdueshëm të infrastrukturës rrugore në vend.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Policia gjen armë, municion dhe pajisje ushtarake në veri të Kosovës
41 milionë euro investim për modernizimin e sistemit shëndetësor
Rikthehet Liga e Kampionëve, në program disa superduelë
Dokumentacioni kadastral mbetet i pakthyer, Kurti: Serbia nuk e respektoi marrëveshjen