Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të çerekfinaleve në Ligën e Kampionëve.
Bayern Munich ka arritur fitore të madhe 2-1 ndaj Real Madrid në ‘Bernabeu’, në ndeshjen e parë çerekfinale të elitës së futbollit evropian, duke hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales.
Në një përballje spektakolare në “Santiago Bernabeu”, të dy skuadrat treguan cilësinë e tyre që në minutat e para. Bavarezët e nisën më mirë ndeshjen, por humbën një rast të artë kur Dayot Upamecano nuk arriti të konkretizojë një asistim me kokë nga Harry Kane nga shumë pranë portës.
Nga ana tjetër, madrilenët u kundërpërgjigjën me kundërsulme të rrezikshme, ku portieri legjendar Manuel Neuer bëri disa pritje vendimtare ndaj Kylian Mbappé dhe Vinicius Junior.
Megjithatë, ishte Bayerni që kaloi në epërsi pesë minuta para përfundimit të pjesës së parë. Pas një aksioni të shpejtë dhe një asistimi të saktë nga Serge Gnabry, Luis Díaz shënoi për 1-0.
Fillimi i pjesës së dytë ishte edhe më i furishëm për mysafirët. Vetëm 30 sekonda pas rifillimit, Michael Olise krijoi një aksion të bukur dhe asistoi për Harry Kane, i cili dyfishoi epërsinë me një goditje të saktë nga distanca.
Real Madridi tentoi të rikthehej në lojë dhe arriti të ngushtojë rezultatin në minutën e 75-të. Pas një krosimi të ulët nga Trent Alexander-Arnold, Kylian Mbappe realizoi për 2-1, pavarësisht përpjekjes së Neuer për ta ndalur topin.
Deri në fund, “Los Blancos” patën disa raste për barazim, por nuk arritën të shmangin humbjen. Kjo fitore i jep Bayernit një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit dhe e vendos atë si favorit për të arritur në gjysmëfinale, me synimin për të fituar titullin e shtatë në këtë garë prestigjioze.
Ndërkohë, një hap të madh për kualifikim në gjysmëfinalen e Champions-it e ka bërë edhe Arsenali që në udhëtim mundi Sporting-un, me rezultat 0-1.
Edhe dueli mes skuadrës portugeze dhe angleze, dhuroi një sfidë mjaft të interesante edhe pse u shënua vetëm një gol.
Ishte Havertz (90+1), i cili shënoi golin e fitores për Arsenalin dhe të vetmin në këtë ndeshje.
Ndeshjet kthyese luhen pas një javë.

Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Zhvillohet takimi, drejtuesve të Trepçës u prezantohet oferta e donatorëve nga Amerika
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Kosova përfaqësohet në futboll, hendboll, volejboll, tenis e not
Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
Përmbytjet katastrofike në kufirin Nepal-Tibet vrasin të paktën 165 persona
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave