Prishtinë 07 Prill 2026. 14:04
Komisioni për Kulturë, Turizëm dhe Sport ka votuar në parim projektligjin për Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030, me shtatë vota për dhe një abstenim.
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, gjatë raportimit tha se Ministria, në kuadër të mandatit të saj, ka paraparë hartimin e këtij projektligji.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Ai ka thënë se organizimi i këtyre lojërave ka rëndësi historike për Kosovën.
Gashi theksoi se qëllimi i ligjit është përcaktimi i rregullave dhe procedurave, si dhe i detyrave dhe përgjegjësive të institucioneve për organizimin e këtij eventi, ndërsa shtoi se qeveria do të ndajë fonde publike për këtë qëllim në shumë prej të paktën 253 milionë e 445 mijë e 501 euro.
Prishtina do të jetë organizatore e Lojërave Mesdhetare 2030, ku parashihet të marrin pjesë 26 shtete nga tri kontinente.
Para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Kosova ka paraqitur një plan të gjerë investimesh infrastrukturore për të garantuar standarde ndërkombëtare dhe kushte optimale për atletët dhe spektatorët. Sipas Ministrisë së Financave, janë premtuar mbi 250 milionë euro investime publike në infrastrukturë sportive, që përfshijnë ndërtimin dhe rinovimin e stadiumeve, pishinave, palestrave dhe objekteve të tjera të nevojshme.
Projekti kryesor është ndërtimi i Stadiumit Nacional. E, intervenime janë paraparë edhe në shumë stadiume ekzistuese.
Po ashtu, është paraparë edhe Kompleks Olimpik me pishinë, si dhe një kompleks i ri tenisi dhe fusha për sporte të tjera specifike.
Investimet përfshijnë edhe rikonstruktimin e 10 objekteve ekzistuese, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, me synim modernizimi.
Është paraparë edhe krijimi i qendrave të stërvitjes dhe objekteve rajonale, me qëllimin për të shpërndarë aktivitetet gjithandej Kosovës.
Ligji për Lojërat Mesdhetare ishte anuluar në fillim të vitit nga Gjykata Kushtetuese. Ajo pati hedhur poshtë 13 ligje të miratuara më 5 dhjetor të 2024-s, për çështje procedurale.

Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Zhvillohet takimi, drejtuesve të Trepçës u prezantohet oferta e donatorëve nga Amerika
Amir Rrahmani pjesë e formacionit të javës në Serie A
Dita e gjashtë e Lojërave Mesdhetare, Kosova përfaqësohet në futboll, hendboll, volejboll, tenis e not
Donjeta Sadiku ia siguron Kosovës medaljen e parë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
Çiklisti kosovar Albion Kastrati renditet në top 20 në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”
William Walker u shkruan liderëve politikë, propozon Faton Bislimin për President të Kosovës
Përmbytjet katastrofike në kufirin Nepal-Tibet vrasin të paktën 165 persona
Qeveria ndan mbi 4.3 milionë euro për furnizim me barna esenciale
Mbetjet në Zubin Potok shtojnë presionin mbi Beogradin për hapjen e arkivave