Prishtinë, 03.04.2026 18:57
Federata Sindikale e Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat të Kosovës ka mirëpritur pakon e qeverisë për familjet në nevojë dhe për punonjësit e sektorit privat.
Sipas saj, “pakoja prej 200 milionë eurosh, të cilën Qeveria ka planifikuar ta ndajë për familjet në nevojë dhe për punonjësit e sektorit privat, përbën një hap të rëndësishëm drejt mbështetjes sociale dhe ekonomike”.
Tutje, ata kanë theksuar se, megjithatë, e konsiderojnë të domosdoshme që kjo pako të hartohet dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me Sindikatën e Sektorit Privat të Kosovës, duke qenë se kjo e fundit përfaqëson dhe njeh më së miri gjendjen reale dhe nevojat e kësaj kategorie.
“Njëkohësisht, ju njoftojmë se ne nuk heqim dorë nga kërkesa për pagën e 13-të. Lidhur me këtë çështje, vendimi përfundimtar do të merret ditën e martë, në koordinim me kryetarët e shoqatave sindikale”, thuhet në njoftim.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici