Prishtinë 03 Prill 2026 14:22
Ministri Financave, Hekuran Murati që në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit foli në emër të Qeverisë, tha se nuk qëndron argumenti se qeveria nëse ulë taksat nuk humb për shkakun se ka rritje të çmimit dhe kësisoj mbledhë TVSH.
Ai tha se ulja për 16 cent e akcizës për një familje që shpenzon 50 litra në muaj, përkthehet në 8 euro, ndërkaq për shtetin kjo përkthehet 10 milionë euro më pak të hyra.
“Një opozitë e cila në emër të mosndërhyrjes në tregun e lirë kishte quar në Kushtetuese ligjin për çmimet tavan, sot thotë ‘i kërkojmë Qeverisë me rezolutë, ndërhyj në treg’. Këtu nuk e kanë për qytetarët, e kanë për bizneset që i mbështesin këto parti, sepse për qytetarët ulja për 16 cent e akcizës për një familje që shpenzon 50 litra në muaj naftë, përkthehet në 8 euro. Pra, 8 euro, ju kujtohet që kur i kemi filluar shtesat e fëmijëve me nga 10 euro në muaj, janë po këta që patën thënë janë vitra, janë lëmoshë 10 euro. Ndërkaq, propozimi i tyre tash është ‘uleni akcizën le t’i kursejnë familjet 8 euro në muaj’, ndërkaq për shtetin kjo përkthehet 10 milionë euro më pak të hyra”, tha Murati.
Ministri i Financave tha se kjo mund të thuhet vetëm nga ata ekonomistë që nuk e kanë njohurinë e thellë sa i përket edhe koncepteve të tjera bazike, siç është elasticiteti i çmimit. “Pra, është koncept bazik për ekonomi që po huqet nga shumë prej ekonomistëve të opozitës”, tha Murati.
Ai ka folur për të dhëna zyrtare nga Dogana e Kosovës, të cilat, sipas tij, tregojnë se për vitin aktual rritja të hyrave është vetëm 5, 6 për qind, ndërkaq e buxhetuar tek tatimet indirekte ku bëjnë pjesë akciza dhe TVSH-ja, është 11, 3 për qind.
“Pra 11, 3 për qind është rritja e buxhetuar, ndërkaq të hyrat janë rritur vetëm 5, 6 për qind, që nënkupton rritje nën tregun e buxhetuar. Pra, tashmë jemi në mungesë buxhetore sa i përket akcizës dhe TVSH-së nga nafta”, tha ai.
Ndërkohë, sipas tij, argumenti tjetër opozitar se rritja e çmimit të naftës nënkupton edhe transferim të rritjes tek çmimet e tjera, kjo, tha ai, ndodhë çdo kund. “Por, problemi është se mbajtja e çmimit të naftës në shitje me pakicë në nivel të ulët, jo domosdo ndikon në uljen e çmimeve tjera”.
Murati tha se përderisa shteti, qeveria nuk ka mekanizëm kontrolli për të mbrojtur tavane apo marzha të fitimit tavan edhe në të gjitha produktet, ajo është e pamundur që të reflektohet në ulje apo mosrritje të çmimeve të tjera.

Vendim i ri për naftën, publikohen çdo ditë çmimet maksimale në Kosovë
Bie nga sistemi blloku A4
Kurti për Masakrën e Rezallës: Serbia ende fle mbi varreza masive nga gjenocidi në Kosovë
Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për Aca Dejanoviqin, i dyshuar për krime lufte
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik
Kosova në Konferencën shkencore të Sorbonës mbi kampet dhe gjenocidet
Islami: Alarmi për eksploziv pranë gazsjellësit, spektakël politik i Vuçiqit dhe Orbanit