Prishtinë, 03.04.2026 08:08
Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiq po ia kanë frikën aleancës ushtarake ndërmjet Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës, duke e cilësuar atë si kërcënim të drejtpërdrejtë.
Dodik ka bërë të ditur se ka thirrur një takim me udhëheqësit e Serbisë për të diskutuar zhvillimet e fundit në rajon.
“Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe”, ka shkruar Dodik në llogarinë e tij në X.
Lidhur më këtë, opinionisti Gani Mehmeti, në një prononcim për “Bota sot”, ka deklaruar se armiqtë kryesorë të shqiptarëve janë serbët, për shkak të historisë së luftërave, asimilimeve, vrasjeve dhe dhunimeve të tyre.
Ai ka paralajmëruar se synimi i Vuçiqit dhe Dodikut është zgjerimi në tokat shqiptare, kroate dhe të Bosnjës, duke formuar “Serbinë e Madhe”.
“Nuk është e kotë fjala e urtë popullore: Uji fle, hasmi s’fle!
Ne me kohë i kemi armiq serbët, jo me fajin tonë; ata u bënë armiq tanë numër një me veprimet e tyre, me luftërat e tyre, me masakrat e tyre mbi popullin shqiptar, me asimilimin e shqiptarëve të mbetur në tokat tona të pushtuara prej tyre, me vrasje, me plaçkitje, e në luftën e fundit edhe me dhunime të femrave shqiptare.
Synimi i Dodikut dhe Vuçiqit është të zgjerohen në tokat shqiptare, ato kroate dhe të Bosnjës. Është shumë e çuditshme se si nuk u ngopën asnjëherë me tokat tona të pushtuara, sepse e tërë Serbia dhe republikat e tjera ish-jugosllave janë të vendosura në tokat shqiptare, dikur të quajtura ilire, siç i njeh historia. Serbët po tregohen të pangopur në gjakun e shqiptarëve dhe krejt ajo për të cilën flasin e bëjnë plane Dodik e Vuçiq është që të pushtojnë toka të tjera për ta formuar Serbinë e Madhe.
Kjo shihet nga armatimi i Serbisë me armët më moderne, siç mori vitin e kaluar aeroplanët Rafale nga Franca, ndërsa tani raketat nga Kina”, ka thënë ai.
Tutje, Mehmeti është shprehur se pretendimet se Serbia është e kërcënuar nga aleanca Kosovë–Tiranë–Kroaci janë vetëm alibi për armatim, ndërsa qëllimi i tyre real është të ndërhyjnë sërish në Kosovë dhe Bosnjë. Ai ka theksuar se fjalët e tyre nuk përputhen me qëllimet.
“Se janë të kërcënuar nga aleanca ushtarake e mbrojtjes Kosovë–Tiranë–Kroaci, kjo është vetëm një alibi e tyre për armatim, që në rastin më të volitshëm të ndërhyjnë sërish në Kosovë, ashtu edhe në Bosnjë, që të marrin ende toka të tjera për krijimin e Serbisë së Madhe.
Këta diçka tjetër thonë e tjetër mendojnë”, është shprehur ai.
Po ashtu, Mehmeti e ka komentuar deklaratën e Dodikut se aleanca Kosovë–Shqipëri–Kroaci është kërcënim, duke e quajtur këtë të pavërtetë, pasi aleanca është për mbrojtje.
Në seancën e Kryesisë së Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur, diskutuam gjithashtu ndikimin e aleancës ushtarake të Zagrebit, Tiranës dhe Prishtinës. Arritëm në përfundimin se ajo përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për Republikën Serbe’, shkroi Dodik në llogarinë e tij në X.
Kjo e tëra është e pavërtetë. Sa herë është thënë se aleanca nuk është formuar për sulme, por vetëm për mbrojtje nga kushdo qoftë.
Kjo që e thotë Dodik këtu, siç kanë biseduar, nuk është diçka e re. Këtë e ka thënë Vuçiqi sa e sa herë, që prej lidhjes së aleancës mes Kosovës, Shqipërisë e Kroacisë. Ata nuk janë të kërcënuar nga kjo aleancë, por nuk e kanë të lehtë nëse ndërmarrin ndonjë sulm mbi Kosovën, sepse janë mësuar të jenë gjithherë shumë më të armatosur sesa populli shqiptar. Ata nuk janë mësuar të vriten nga luftëtarë shqiptarë, prandaj ankohen. Nuk është se kanë frikë nga ndonjë sulm, por nga fakti që nuk mund të pushtojnë më tutje tokat shqiptare dhe kroate.
Kjo thënie e Dodikut është shumë e rrezikshme për Kosovën dhe Shqipërinë, sepse synimi i Serbisë dhe i të gjithë serbëve është të dalin në Detin Adriatik, prej nga do të kishin mundësinë të zhvillojnë turizmin, por edhe për qëllime ushtarake, për të cilat janë shumë të interesuar”, ka përfunduar Mehmeti.
Kjo thënie e Dodikut është shumë e rrezikshme për Kosovën dhe Shqipërinë, sepse synimi i Serbisë dhe i të gjithë serbëve është të dalin në Detin Adriatik, prej nga do të kishin mundësinë të zhvillojnë turizmin, por edhe për qëllime ushtarake, për të cilat janë shumë të interesuar”, ka përfunduar Mehmeti.

QKSS: Dërgimi i FSK-së në Gazë, hap strategjik për Kosovën
Gjykimi i zyrtares për spiunazh – Zbulohen bisedat me BIA-n dhe ndikimi në raportet e OSBE-së
Nismë e re për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtarake me Turqinë
FSK me ushtrime për ngritjen e gatishmërisë operacionale dhe profesionale
Gjukanoviq para drejtësisë, sot vazhdon gjykimi për rastin e spiunazhit
Gjermania mbështet FSK-në me 3 milionë euro
Donald Trump paralajmëron se Iranin po e pret ‘ferri’
Gjykata në Prishtinë cakton një muaj paraburgim për Aca Dejanoviqin, i dyshuar për krime lufte
Mishetiq dorëzon dosjen finale, kërkon lirimin e Thaçit nga të gjitha akuzat
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin për krime lufte në Kaçanik