Prishtinë 02 Prill 2026 14:19
Në seancën plenare të Kuvendit, Kurti ka thënë se qytetarët kanë ankesa për abuzime me çmime të larta, dhe ka thënë nëse pajtohemi për problemin duhet të pajtohemi edhe për zgjidhjen.
“Duhet ta rikthejmë ligjin për çmimin tavan, si një përgjigje ndaj një realiteti që çdo familje e ndjen çdo ditë. Bota po kalon nga kriza në krizë, një luftë që ka nis nuk përfundon, fillon një tjetër që nuk mendonim se do të nis. Nga pandemia në vitin 2020, tek lufta në Ukrainë në 2022 tani tek lufta në Lindjen e Mesme ndërsa krizës energjetike të vitit 2022 po i shtohet edhe ajo e vitit 2026. Ju e dini që secilës sfidë iu jemi përgjigjur me pako konkrete. Por, sikur në secilën krizë ju e dini që dikush zgjedh të përfitoj”, ka thënë Kurti.
I pari i ekezekutivit ka deklaruar se ka tregtar dhe biznese që e kanë përdorur krizën për të rritur artificialisht çmimet.
“Andaj kur çmimi i produkteve bazike rritet përtej çdo logjike ekonomike, tregu e humb sensin e drejtësisë, kur tregu e humb sensin e drejtësisë dhe qytetari mbetet i pambrojtur, atëherë shteti nuk mund të mbetet prapa parimeve abstrakte. Ai duhet të ndërhyj me maturi por edhe me vendosmëri sepse liria ekonomike nuk mund të kthehet në liri për të shfrytëzuar dhe tregu nuk mund të jetë një hapësirë ku më i forti vendos gjithmonë mbi më të dobtin”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se këtë iniciativë e kanë marrë më herët por se siç ka thënë ai opozita e ka kontestuar në Gjykatë Kushtetuese.
“Ankesa për çmime të larta u bë ankesë në Gjykatë Kushtetuese për të luftuar abuzimin me çmime të larta. do ta sjellim përsëri këtu këtë projektligj, dhe shpresim që edhe opozita të reflektoj e ta votoj. Problemet e përbashkta kërkojnë përkrahje të përbashkëta, dhe presim mbështetje sepse kjo nuk është ndërhyrje kundër tregut kjo është ndërhyrje për drejtësi në treg”, ka shtuar Kurti.

Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Gjykimi për krime lufte, dëshmitarja rrëfen keqtrajtimin gjatë luftës
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici