Prishtinë 01 Prill 2026 8:47
Qeveria e Kosovës të hënën ka miratuar vendimin për të dërguar në Kuvend, projektligjin për dërgimin e trupave të FSK-së në Gaza. Kosova është zotuar se do të dërgojë trupa në Gaza në kuadër të Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese i paraparë me themelimin e Bordit të Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump. Vendi i Qeverisë është mirëpritur nga Bordi.
“Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e fuqishëm të Qeverisë së Kosovës për të avancuar paqen dhe rindërtimin në Gazë”, pat thënë ai.
Kosova ishte ndër shtetet e para që u bë anëtare e Bordit të Paqes, ndërkaq ende nuk është bërë e ditur se kur dhe sa pjesëtarë të FSK-së do të dislokohen në Gaza. Megjithatë, për dislokimin e pjesëtarëve të FSK-së në Gaza nevojitet miratimi në Kuvendin e Kosovës, pasi të jetë miratuar nga ligjvënësit edhe marrëveshja për anëtarësim të Kosovës e nënshkruar nga presidentja Osmani. Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci tha se nëpërmjet vendimit për dërgimin e FSK-së në Gaza Kosova merr rol aktiv në sigurinë ndërkombëtare.
“Nga një vend që kishte nevojë për forca stabilizuese ndërkombëtare, po transformohemi në vend që kontribuon në stabilitetin ndërkombëtar. Një dëshmi kjo e zhvillimit të Republikës sonë, e maturisë së institucioneve tona dhe e profesionalizmit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës.”, tha Maqedonsi/
Dislokimi i FSK-së në Gaza, një zonë me konflikt aktiv në Lindjen e Mesme, shihet, nga ish- gjenerali Kadri Kastrati, si një rast i mirë për avancimin e FSK-së por edhe shtetësisë së Kosovës. Ish komandanti i FSK-së, Kastrati, thotë se kjo Forcë është e gatshme për këtë operacion.
“FSK është e dëshmuar se është e gatshme për çfarë do misioni. Aty dihet se është vend me rrezikshmëri të lartë kemi të bëjmë me organizata terroriste por në FSK dihet se ka pjesëtar të dalë nga lufta…”, tha Kastrati
Kosova është në mesin e pesë shteteve të para – përfshirë Indonezinë, Marokun, Kazakistanin dhe Shqipërinë – që janë zotuar se do të angazhojnë trupa, me qëllim të ofrimit të sigurisë në Gazë. Rëndësinë e shkuarjes së FSK-së në Gaza e përmend edhe profesori i anti terrorizmit Kolë Krasniqi.
“Kosova si një vend që ka konsumuar sigurinë po kthehet në një vend që po kontribuon në paqe dhe siguri…”, tha Krasniqi.
Ndërkohë edhe pse shkuarja e FSK-së në Gaza u cilësua si çështje e rëndësisë strategjike dhe diplomatike e Kosovës, njohës të çështjeve të sigurisë ngritën shqetësimin se pjesëtarët e FSK-së nuk kanë sigurime jetësore por as shëndetësore veçanërisht në një mision në një vend siç është Gaza. Megjithatë, shqetësimet e tyre i ka cilësuar si të pabaza ministria e mbrojtjes. Ajo në një përgjigje për RTV21 ka bërë të ditur se në kuadër të një ligji të vitit 2013 pjesëtarët e FSK-së të angazhuar me mision jashtë Kosovës janë të pajisur me sigurim shëndetësor dhe jetësor, si dhe pagesa për nivelin e rrezikshmërisë krahas shpenzimeve të tjera të mbuluara.

“Serbia synon destabilizimin e Kosovës”, ekspertët flasin pas aktakuzës ndaj Shehollit
Hapi i radhës drejt funksionalizimit të Fabrikës së Municioneve në Gjakovë
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Kurti: Nuk është në rregull që Radoiçiq është ende i lirë
Policia demanton pretendimet serbe: Asnjë armë nga Kosova nuk është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
Njohësit e sigurisë: Narrativat serbo-ruse synojnë të frikësojnë serbët e Kosovës
Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit