Mitrovicë e Veriut, 01.04.2026 08:28
Shtëpia Europiane në Mitrovicën e Veriut ka hapur thirrjen për aplikim për kurset e gjuhës shqipe, duke ftuar të gjithë qytetarët e interesuar që të bëhen pjesë e këtij programi edukativ.
Sipas njoftimit zyrtar, kurset do të fillojnë në muajin prill dhe do të zgjasin tre muaj, përkatësisht gjatë prillit, majit dhe qershorit. Programi përfshin gjithsej 12 seanca mësimore javore për secilin nivel.
Kurset do të organizohen në dy nivele: A1 dhe A2. Mësimet për nivelin fillestar A1 do të mbahen çdo të enjte nga ora 17:00 deri në 19:00, ndërsa në muajin prill janë paraparë për datat 2, 16, 23 dhe 30. Ndërkohë, për nivelin A2, ligjëratat do të zhvillohen çdo të martë nga ora 16:00 deri në 18:00, me datat përkatëse 7, 14, 21 dhe 28 prill.
Afati për aplikim është i hapur nga 25 marsi deri më 1 prill. Të interesuarit mund të aplikojnë përmes formularëve të veçantë për secilin nivel ose duke dërguar një email, ku duhet të specifikojnë kursin për të cilin aplikojnë.
Nga Shtëpia Europiane bëhet e ditur se interesimi për këto kurse tashmë ekziston edhe nga pjesëmarrës të mëparshëm, por synimi është zgjerimi i grupeve me kandidatë të rinj.
Institucioni u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të shfrytëzojnë këtë mundësi për të mësuar ose përmirësuar njohuritë e tyre në gjuhën shqipe në një ambient të përshtatshëm dhe miqësor.

Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Mbi 14 mijë qytetarë kërkojnë “Ferizaj pa Urosevac”, kërkesa synohet të dorëzohet në Ditën e Dëshmorëve
Komuna e Mitrovicës njofton themelimin e Muzeut Alternativ të Përvojave të Luftës
Lista Serbe zvarrit zgjedhjen e nënkryetarëve shqiptarë në komunat veriore
Qeveria planifikon ta procedojë në shkurt 2027 projektligjin për formimin e Xhandarmërisë
Roth: Serbia e gjorë, pretendimet ndaj një fqinji e çojnë drejt luftës, jo BE-së
12 të vrarë dhe 300 të plagosur nga sulmi në aeroportin e Riadit, në Arabi
Qeveria e Kosovës: Shfaqja e Radoiçiqit në tubimin e SNS-së dëshmi e lidhjeve me Serbinë