Prishtinë 30Mars 2026 17:27
Prokuroria Speciale, përkatësisht Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda ka bastisur shtëpinë e Shkëlzen Gashit me arsyetimin se ka kryer veprën “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”. Ky veprim i Prokurorisë ka ardhur pas ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” e cila pasqyroi informata të pasakta mbi masakrat në Kosovë dhe e cila ishte e bazuar në librin, autor i së cilit është Shkëlzen Gashi.
“Sipas provave materiale dhe raportimeve të publikuara në media nga ana e të dëmtuarve në masakrën e Dubravës, dhe masakrat tjera të ndodhura në Kosovë, e po ashtu edhe nga raportimet e qytetarëve, të cilët kanë qenë të dëmtuar dhe viktima të këtyre masakrave, Prokuroria Speciale ka hapur rast penal ndaj të dyshuarit Shkëlzen Gashi, i cili me veprimet e tij publike dyshohet se ka shkaktuar përçarje dhe mos durim me qytetarët tanë dhe duke dëmtuar dhe ndryshuar të vërtetën e luftës çlirimtare në Kosovë, e që konsiderohet se me këto veprime i dyshuari ka përmbushur elementet e veprën penale ‘Nxitja e përçarjes dhe mos durimit’ nga neni 141 të KPK-së”, thuhet në autorizimin e Prokurorit të Shtetit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Tutje në autorizim thuhet se Gashi do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit “duke sqaruar veprimet e tij, dhe nga i ka siguruar burimet e informatave të cilat edhe i ka publikuar e të cilat duket të jenë të pavërteta”. Informatën e ka publikuar në profilin e tij në Facebook, aktivisti Rron Gjinovci. KOHA gjithashtu ka kontaktuar me Prokurorinë dhe është në pritje të një përgjigje zyrtare.
Pesë ditë pas vendosjes, të shtunën në mëngjes janë larguar nga sheshi kryesor i Prishtinës tabelat me përmbajtje të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë luftës, e që ishin pjesë e një ekspozite të financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka thënë se Kuvendi nuk e ka organizuar ekspozitën dhe se vendimi për financimin e saj është marrë në Kryesi, duke deklaruar se të gjitha partitë e kanë mbështetur përveç Listës Serbe. Ka shtuar tutje se verifikimi i të dhënave të ekspozitës nuk bie mbi përgjegjësinë e Kuvendit të Kosovës. Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e PDK-së, Vlora Çitaku, ka deklaruar se nëë kërkesën për financimin e ekspozitës, s’është përmendur libri i Shkëlzen Gashit.
Në njërën nga tabelat e ekspozitës për Masakrën e Dubravës jepej numri i pasaktë i viktimave dhe për disa prej tyre thuhet se kanë qenë shqiptarë të armatosur.
Ekspozita shfaqi të dhëna të gabuara edhe për masakra të tjera. Për Masakrën e Reçakut thuhet se janë vrarë 37 civilë teksa Instituti i Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë përmend të paktën 45 civilë shqiptarë.
Të dhëna të pasakta pati edhe për Masakrën e Izbicës, që të shtunën e shënoi përvjetorin e 27-të. Bazuar në publikime të Institutit, në këtë masakër u vranë nga forcat serbe 147 civilë shqiptarë. E, në ekspozitë thuhet se ishin 115.
Po ashtu, janë ekspozuar pasaktësi edhe për masakrën e Krushës së Vogël dhe Krushës së Madhe.
E, Fondi për të Drejtën Humanitare (FDH), e ka përgënjeshtruar autorin e ekspozitës “Masakrat në Kosovë”, Shkëlzen Gashi, i cili tha se të dhënat e pasakta që u prezantuan në të janë të Fondit.
Në reagimin e kësaj organizate thuhet se përveç që autori ka publikuar pasaktësi, ai ka mungesë elementare të njohurive mbi të drejtën ndërkombëtare humanitare, faktet e vërtetuara në gjykatë dhe mënyrën e leximit të të dhënave nga Baza e Fondit për të Drejtën Humanitare.
Sipas Fondit, Gashi ka nxjerrë si përfundim se një viktimë e krimeve të luftës ka qenë e armatosur veç pse ka qenë më parë pjesëtar i UÇK-së, dhe nuk e ka kategorizuar si civil.

Dita kur gjykata konfirmoi padinë kundër Slobodan Milosheviqit
Kurti viziton Tërnavën për Bajram: Sakrifica na ka sjellë liri dhe prosperitet
Festa e Kurban Bajramit, besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare
27 vjet nga Operacioni “Shigjeta” – veteranët kujtojnë betejën vendimtare të UÇK-së në Pashtrik
Gjykata kërkon kohë shtesë prej 60 ditësh në rastin Thaçi dhe të tjerët
Rreth 1.8 milionë besimtarë nisen drejt malit Arafat në ditën kulmore të Haxhit
Rusia si Serbia, në prag të zgjedhjeve në Kosovë RT fabrikon lajme kundër Kurtit