Prishtinë 30Mars 2026 17:18
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim shefin e EULEX, Giovanni Pietro Barbano.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë dhe sundimit të ligjit. Presidentja Osmani ritheksoi përkushtimin e institucioneve për garantimin e rendit dhe ligjit, si dhe për avancimin e standardeve demokratike.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për bashkëpunimin ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe EULEX-it, duke theksuar rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.
Në takim, të dyja palët vlerësuan bashkëpunimin e ngushtë drejt avancimit të agjendës për gratë, paqen dhe sigurinë, si dhe zbatimin e standarteve të Konventës së Stambollit, në funksion të mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe fuqizimit të rolit të grave në shoqëri.

Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n
Jagxhiu: Internet falas në 43 lokacione publike në 33 komuna të Kosovës
Murati: Kosova ul kufirin e pagesave me para të gatshme për të parandaluar financimet e paligjshme
Kosova dhe Maqedonia e Veriut synojnë thellimin e bashkëpunimit në bujqësi dhe siguri ushqimore
Në Leposaviq gjenden armë e pajisje ushtarake
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë