Prishtinë 24 Mars 2026 16:00
Ambasadori i Kosovës në Londër, Ilir Kapiti, ka thënë se integrimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik dhe i pakthyeshëm.
Ambasada e Kosovës në Londër thotë se diplomati Kapiti ka marrë pjesë në një ngjarje, sipas tyre, të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor në Dublin, të organizuar nga Përfaqësia e Komisionit Evropian në Irlandë.
Sipas tyre, diskutimi atje u fokusua në procesin e zgjerimit të Bashkimit Evropian, duke përfshirë vendet kandidate dhe ato potenciale kandidate, si dhe në strategjinë e parë të pritshme të Irlandës për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të faktit se Irlanda do të mbajë Presidencën e Këshillit të Bashkimit Evropian.
“Gjatë diskutimit, Ambasadori Kapiti theksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj reformave demokratike, forcimit të sundimit të ligjit dhe avancimit të agjendës evropiane, duke nënvizuar se integrimi në Bashkimin Evropian është një objektiv strategjik dhe i pakthyeshëm për vendin”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Kosovës në Londër të shpërndarë në rrjete sociale.
Kjo pjesëmarrje, sipas tyre, dëshmon përkushtimin e Kosovës për të qenë pjesë aktive e dialogut rajonal dhe evropian, si dhe për të avancuar rrugën drejt integrimit evropian.

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan