Prishtinë 24 Mars 2026 14:03
zyrtari i NATO-së, Jamie Shea, ka folur për taktikat e reja që tashmë po përdoren nga vende të ndryshme, përfshirë Serbinë, për të destabilizuar dhe sulmuar vendet fqinje.
Shea ka thënë se fatmirësisht nuk ka më agresion me forca tokësore si dikur dhe ka theksuar se tashmë po përdoren metoda hibride të sulmeve.
Ai ka thënë se duke parë këtë, është shumë e rëndësishme që NATO ta ndihmojë Kosovën më inteligjencë.
“Situata është qartësisht shumë më stabile se 27 vjet më parë. Forcat e KFOR-it kanë qëndruar në Kosovë gjatë gjithë kësaj kohe për të ruajtur paqen dhe BE-ja, duke marrë përsipër nga NATO në vitin 2004, ka kryer një detyrë të ngjashme në Bosnje. Veprimet e NATO-s dhe BE-së ndihmuan në parandalimin e një lufte civile në Maqedoninë e Veriut gjatë periudhës 2002–2004. Ka pasur tensione për shkak të shumë mosmarrëveshjeve të pazgjidhura si brenda vendeve të rajonit ashtu edhe ndërmjet tyre, por retorika e ashpër deri më tani nuk është shoqëruar me agresion të hapur ushtarak, si në vitet 1990. Falë Zotit. Kërcënimet tani janë më shumë nga aktivitetet hibride ose të ashtuquajtura “zona gri” të disa vendeve, për shembull propaganda dhe fushata dezinformimi, shantazh ekonomik përmes bojkotit tregtar dhe kufizimeve, si dhe përdorimi i forcave ose strukturave paralele e të fshehta të sigurisë për të krijuar kaos dhe për të nxitur përçarje politike. Serbia sigurisht që i ka përdorur këto taktika kundër Kosovës për të provuar ta dobësojë atë. Incidenti i Banjskës në shtator 2023 është një shembull i mirë. Prandaj detyra kryesore e NATO-s sot është të ndihmojë Kosovën me inteligjencë më të mirë mbi këto forma të luftës hibride dhe të zhvillojë qëndrueshmërinë e saj të brendshme për t’u mbrojtur ndaj tyre”, ka thënë Shea për RTK.

Organizatori i sulmit terrorist në Banjskë, Radoiçiq, pranë djalit të Vuçiqit në tubimin parazgjedhor të SNS-së në Kragujevc
Alarm për diasporën shqiptare: Vuçiq po përgatit pengesa për votuesit
Policia e Kosovës: Fushatat zgjedhore të Serbisë nuk lejohen në Kosovë
Zgjedhjet në Serbi, Janjiq: Ndikimi rus është jashtëzakonisht i madh
Kamberi i përgjigjet Vuçiqit: “Çfarë të pengon te shqiptarët e bashkuar?”
Zgjedhjet nën llupë: Iniciativat Qytetare në Serbi ngrenë pikëpyetje për fushatën dhe faljet e Vuçiqit
Gjykimi për spiunazh, Prokuroria: Shabani tentoi ta lidhte spitalin e UÇK-së në Mollopolc me “Shtëpinë e Verdhë”
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan