Prishtinë, 24 mars 2026 14:06
Federata Sllovake e Futbollit ka dalë me një njoftim rreth ndeshjes mes Sllovakisë dhe Kosovës, e cila do të luhet të enjten mbrëma në Bratisllavë.
Sllovakët e kanë marrë një vendim të çuditshëm duke ua ndaluar hyrjen shtetasve të Kosovës në sektorët e tifozëve vendës.
Pra, tifozët me pasaportë të Kosovës mund të hyjnë veç në sektorin e tifozëve mysafirë, të cilin e ka për obligim ta ndajë dhe rezervojë organizatori.
“Ju informojmë se hyrja në të gjitha sektorët, përpos atij të tifozëve mysafirë, janë të rezervuar për tifozët e ekipit vendës. Personat që mbajnë pankarta ose veshin fanella me flamuj të vendeve të tjera, simbole të papranueshme ose mesazhe ofenduese, do të ndalohen së hyri në stadium. Hyrja në sektorët e vendësve me pasaporta të Kosovës nuk do të lejohet”, shkruan në njoftimin e Federatës Sllovake.
Pa dyshim, ky vendim ka qenë shqetësues dhe dëshpërues për disa tifozë kosovarë, të cilët i kishin blerë paraprakisht biletat në sektorë të ndryshëm të stadiumit dhe fatkeqësisht ata s’mund të hyjnë në sektorët e tifozëve mysafirë (kosovarë).
Njëri prej tyre, i cili deshi të mbetet anonim, i ka thënë “Gazetës Express” se disa tifozë të Kosovës, që kanë pasaportë kosovare, kishin blerë bileta në këta sektorë, por që në atë kohë nuk ishte specifikuar rregulli i ndalimit të tifozëve me pasaportë kosovare, duke u përmendur veç ndalimi i përdorimit të flamujve të shteteve të tjera dhe të simboleve e thirrjeve diskriminuese.
Ai po ashtu ju ka bërë thirrje tifozëve të tjerë kosovarë që kanë blerë bileta në sektorët e tribunave të rezervuara për tifozët vendës, që të mos udhëtojnë fare drejt Sllovakisë.

4.5 milionë euro investime për sportin në Mitrovicë
FC Malisheva mbetët pa kryekrytrajner, largohet kroati Brdariq
Kosova e dominon Austrinë, por nuk fiton
Kosova kalon në epërsi me Asllanin
Mbyllet pjesa e parë pa gola mes Kosovës dhe Austrisë
Kosova përballë Austrisë për të mbajtur gjallë ëndrrën për Ligën A
Vëlla e motër, viktimat e krimit të sotëm në Gjilan
Shiroka Pula dhe Jashari diskutojnë për sigurinë në Kosovë
Dy të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari dorëzohet në Polici
Akuzat për spiunazh, Prokuroria: Shabani dhe Qerimi bashkëpunuan me BIA-n