Prishtinë, 24 mars 2026 22:20
Komiteti Olimpik i Kosovës sot ka mbajtur Kuvendin e Punës, ku morën pjesë anëtarët e bordit drejtues dhe delegatët e federatave sportive të vendit.
Në qendër të diskutimeve ishin arritjet e fundit të sportistëve tanë në arenën ndërkombëtare, si dhe mobilizimi për projektin madhor të Lojërave Mesdhetare 2030. Gjatë fjalës së tij, presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, në fjalimin e tij para delegatëve, u ndal veçanërisht te pesha e sukseseve ndërkombëtare që po pwrfaqwsojnw shtetin e Kosovës, si dhe te rëndësia historike e organizimit të Lojërave Mesdhetare në vitin 2030.
Gjatë punimeve të Kuvendit, rendi i ditës u fokusua në miratimin e raporteve vjetore të punës, raporteve financiare dhe atyre të auditimit për vitin 2025. Gjithashtu, vëmendje e veçantë iu kushtua planeve të veprimit dhe atij financiar për vitin 2026, si dhe informimit mbi ecurinë e organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.
Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, gjatë fjalimit të tij, vuri theksin te mbështetja masive që organizata ka ofruar për sportistët dhe trajnerët gjatë vitit 2025, duke siguruar që rruga drejt Los Angeles 2028 dhe Milano Cortina është e mirë-financuar.

Laura Fazliu fiton medaljen e bronztë në Grand Slamin e Abu Dabit
Ballkani triumfon bindshëm ndaj Drenicës
Nacionalizmi serb shfaqet edhe në futboll, tifozët e “Yllit të Kuq” djegin figurat e Kurtit dhe Thaçit
Barcelona-Real Madrid: ‘El Clasico’ që mund ta ndryshojë historinë
Gjilani pret Llapin në hapje të xhiros së 11-të të Superligës
PSG-Barcelona, kryesfida e mbrëmjes në Ligën e Kampionëve
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Troja Bicurri triumfon në “Akordet e Kosovës”, vlerësim për brezin e ri