Prishtinë, 22 mars 2026 13:33
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një mori urimesh me rastin e fitores në zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 28 dhjetor 2025 dhe zgjedhjes për një mandat të ri në krye të Qeverisë së Kosovës.
Në mesin e liderëve dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë që kanë uruar kryeministrin janë kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, kryeministri i Republikës së Çekisë, Andrej Babiš, kryeministri i Dukatit të Madh të Luksemburgut, Luc Frieden dhe ambasadori jorezident i Shtetit të Katarit, Jabor bin Ali Al Dosari.
Në mesazhet e urimit, sipas zyrës së kryeministrit, theksohej mbështetja për integrimin euro-atlantik, reformat, luftimin e korrupsionit dhe forcimin e sundimit të ligjit.
“Ne jemi mirënjohës për urimet dhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë dhe udhëheqësve të shteteve, që pasqyrojnë besimin në rrugën tonë drejt zhvillimit, sundimit të ligjit dhe përforcimit të institucioneve demokratike”, ka thënë kryeministri Kurti.

Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
Palatova: Duam ta shohim Kosovën dhe Ukrainën duke zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian
Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
Sinani reagon pas vizitës së Vuçiqit në Preshevë
Liderët e Luginës kërkojnë prani konkrete institucionale të Shqipërisë
Propaganda e Vuçiqit për Kosovën përdoret si mjet politik dhe diplomatik
Prokuroria ngre aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit për spiunazh e shantazh Fatmir Sheholli
“Agjenturat serbe kanë rritur aktivitetin”/Eksperti i sigurisë kërkon fokus të shtuar në brezin kufitar
Mbyllet përkohësisht Kalaja e Prizrenit për vizitorët