Prishtinë, 25 shkurt 2026 20:01
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali kan diskutuar për projekte strategjike infrastrukturore, me theks hekurudhën Gjakovë–Shkodër.
Sipas komunikatës së Qeversë, ky projekt është prioritet i vlerësuar si investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik.
Në takim u diskutua edhe mbajtja e mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
“Po ashtu, u theksua nevoja për vazhdimin e mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare (G2G), me synimin që një e tillë të organizohet gjatë vitit 2026. U diskutua gjithashtu për koordinimin e politikës së jashtme dhe mbështetjen e ndërsjellë në organizata dhe forume ndërkombëtare, si dhe për forcimin e bashkëpunimit lidhur me diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës tek gjeneratat e reja. Të dy palët u dakorduan se diaspora mbetet një faktor i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve dhe kërkon angazhim të përbashkët e strategji të koordinuar”, ka njoftuar Qeveria.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona