Prishtinë 19 Shkurt 2026 08:14
Presidentja Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të ShBA-së, Donald Trump ka udhëtuar për në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.
Sot, pritet të mbahet takimi inagurues i Bordit të Paqes, me pjesëmarrjen e disa vendeve, por që Kosova dhe Shqipëria tashmë kanë konfirmuar prezencën e tyre.
Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
“Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar e para e shtetit të Kosovës.

Presidenca bullgare: Presidentet e Bullgarisë dhe të Kosovës diskutojnë për thellimin e marrëdhënieve
Bullgaria në krah të Kosovës për integrimin në BE dhe anëtarësimin në KiE
Haxhiu: Kosova e meriton statusin e vendit kandidat
Manipulimi i fokusit publik: Kosova si instrument në raportet Serbi- Mali i Zi
Zulfaj: Kosova është e gatshme për statusin e vendit kandidat
Haxhiu përfaqëson Kosovën në samitin SEECP në Sofje
Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale për rastin “Reçaku II”
Aksion i hershëm i Policisë së Kosovës, në shënjestër të dyshuar për krime lufte
Trump thotë se marrëveshja ShBA-Iran do të nënshkruhet sot
Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik