Prishtinë, 15 shkurt 2026 18:05
Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se vizita e tij e parë jashtë Kosovës në cilësinë e kryediplomatit ka qenë në Munih të Gjermanisë, ku mori pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut (MSC), një nga forumet më të rëndësishme globale për çështjet e sigurisë, raporton KosovaPress.
Konjufca tha se pjesëmarrja e Kosovës në MSC, së bashku me kryeministrin Albin Kurti dhe ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, shërbeu si mundësi për shkëmbim pikëpamjesh me partnerët ndërkombëtarë mbi nevojën për bashkëpunim më të ngushtë me aleatët, në përballje me sfidat rajonale dhe evropiane të sigurisë.
Sipas tij, në një rend botëror që po riformësohet, forcimi i Kosovës brenda Aleancës Perëndimore kontribuon në fuqizimin e aleancës veri-atlantike përballë sfidave të reja gjeopolitike.
“Forcimi i Kosovës si pjesë e Aleancës Perëndimore, sikurse edhe i çdo aleati veç e veç, do ta bëjë aleancën veri-atlantike më të fuqishme kundrejt sfidave në këtë shekull të riformësimit gjeopolitik”, ka deklaruar Konjufca.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit