Prishtinë 11 Shtator 2026 17:49
Peter Sorensen do të vazhdojë të ushtrojë detyrën e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë edhe për një mandat dyvjeçar.
Vendimi për zgjatjen e mandatit të tij u miratua të mërkurën nga Këshilli Evropian.
Sorensen e ka marrë këtë rol në janar të vitit të kaluar, duke udhëhequr përpjekjet e BE-së në procesin e dialogut mes dy vendeve.
Gjatë vitit të parë të mandatit të tij si i dërguar i posaçëm për dialogun, nuk është zhvilluar asnjë takim në nivel udhëheqësish.
Edhe takimet e mbajtura ndërmjet kryenegociatorëve nuk kanë sjellë rezultate konkrete apo lëvizje përpara në proces.
Këto takime janë karakterizuar kryesisht nga qëndrime të kundërta dhe akuza reciproke mes palëve, ndërsa Bashkimi Evropian ka theksuar vazhdimisht zhgënjimin për mungesën e gatishmërisë për të zbatuar obligimet e marra në kuadër të dialogut.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit