Tiranë, 08 shkurt 2026 18:26
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka përgëzuar studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe, në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi.
“Përgëzojmë studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut për angazhimin qytetar dhe mënyrën demokratike me të cilën kanë artikuluar kërkesën e tyre për përdorimin e gjuhës shqipe në përputhje me të drejtat e garantuara nga Kushtetuta dhe legjislacioni në fuqi”, shkruan Spiropali.
Sipas saj, dialogu konstruktiv, zgjidhjet institucionale dhe respektimi i të drejtave të njeriut mbeten rruga më e sigurt për forcimin e besimit ndërmjet komuniteteve dhe për përmirësimin e standardeve demokratike në vend.
Spiropali ka vlerësuar gjithashtu gatishmërinë e institucioneve të Maqedonisë së Veriut për ta trajtuar këtë çështje me seriozitet dhe në përputhje me kuadrin kushtetues dhe ligjor të vendit.
Pak ditë më parë, 385 studentë shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë dorëzuar një peticion për zhvillimin e provimit të jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe, krahas maqedonishtes, duke theksuar se kjo e drejtë u garantohet me ligj, pasi studimet i ndjekin në shqip dhe shqipja është gjuhë zyrtare në vend.
Ministria e Drejtësisë e ka refuzuar kërkesën, duke argumentuar se provimi shërben edhe si test për njohjen e gjuhës maqedonase, e cila është kusht ligjor për ushtrimin e profesioneve juridike.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit