Prishtinë, 7 shkurt 2026 09:12
Politikani serb Nenad Çanak foli në një lidhje live për emisionin Balkan Talks, ku analizoi situatën politike në Serbi dhe ndikimin e saj në Kosovë.Ai vlerësoi se tensionet aktuale dhe gjendja e brendshme në Serbi e bëjnë të pamundur një konflikt të ri mes Beogradit dhe Prishtinës.
Çanak theksoi gjithashtu rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve midis Beogradit dhe Prishtinës dhe rolin e presionit ndërkombëtar në shmangien e përplasjeve. Sipas tij, administrata amerikane dhe Bashkimi Evropian insistojnë në pranimin e realitetit që Kosova është shtet sovran, me të njëjtat të drejta si çdo shtet tjetër në rajon dhe në botë.
“Nuk shoh se skenari për luftë mes Serbisë dhe Kosovës është i mundur, sepse Serbia nuk ka potencialin për të qenë e angazhuar në mënyrë aktive”, tha Çanak.
Ai shtoi se pushteti në Serbi është thellësisht i korruptuar dhe shumë vendime qeveritare diktohen nga rrjeti i inteligjencës ruse.“Ka disa njerëz në qeveri si Aleksandër Vulin apo Nikola Popovi që janë spiun të Kremlinit brenda qeverisë serbe. Por në këtë moment, për shkak të tensioneve mes Perëndimit dhe Lindjes, nuk do të ketë luftë në këndvështrimin tim, edhe pse provokimet janë më se të mundshme”, shtoi ai.
Në lidhje me raportimet për një rezolutë të mundshme të SHBA-së për mbylljen e dialogut Kosovë-Serbi dhe njohjen reciproke, Çanak tha se zoti Dushan Janjiç është një burim shumë i mirëinformuar dhe konsideron serioze atë që ka deklaruar.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit