Prishtinë 07 Shtator 2026 09:02
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës në Emiratet e Bashkuara, ku ka qëndruar me ftesë të presidentit të Emirateve, ka marrë pjesë në Samitin Botëror të Qeverisjes në Dubai, si dhe ka takuar homologë të saj dhe përfaqësues shtetesh nga shumë vende të botës.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë kësaj vizite, Osmani zhvilloi takime me liderë dhe përfaqësues të shteteve të dnryshme, përfshirë: Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan, president i Emirateve Parmelin, president i Zvicrës, Julius Maada Bio, President i Sierra Leones, Taye Atske Selassie, president i Etiopisë, Samia Suluhu, presidente e Tanzanisë, José Ramos-Horta, president i Timorit Lindor, Russell Mmiso Dlamini, kryeministër i Eswatinit, Allamaye Halina, kryeministër i Çadit, Maria Benvinda Levy, kryeministre e Mozambikut si dhe me Sam Matekane, kryeministër i Lesotos.
Po ashtu, presidentja u takua me ministra dhe përfaqësues të Emirateve, përfshirë ministrat e Punëve të Jashtme, të Energjisë, të Drejtësisë, dhe udhëheqës të institucioneve kulturore dhe mediatike.
Gjatë Samitit, presidentja Osmani mbajti tri fjalime, ku theksoi vizionin e Kosovës si një shtet i orientuar drejt zhvillimit afatgjatë, inovacionit, sundimit të ligjit dhe respektit të të drejtave themelore. Ajo prezantoi rrugëtimin transformues të vendit nga rindërtimi pas luftës deri te konsolidimi i institucioneve moderne dhe të qëndrueshme.
Në Abu Dhabi, presidentja Osmani mori pjesë gjithashtu në Forumin Ndërkombëtar të Vëllazërisë Njerëzore dhe ceremoninë vjetore të Çmimit Zayed për Vëllazëri Njerëzore.
Si pjesë e aktiviteteve humanitare, presidentja Osmani i dorëzoi Medaljen Presidenciale të Meritave Emirates organizatës ‘Red Crescent’ për kontributin e saj në ndihmën humanitare ndaj Kosovës. Medaljen e pranoi Kryetari i Bordit të Drejtorëve, Dr. Hamdan Musallam Al Mazrouei.
Gjatë vizitës, presidentja gjithashtu u intervistua nga mediat ndërkombëtare, përfshirë India TV, CNN Arabic, Newsweek, Arabian Radio Network dhe Dubai TV, duke promovuar vizionin dhe arritjet e Kosovës në arenën globale.

Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Gjashtë trupa gjenden gjatë gërmimeve në Zubin Potok
Pacolli: 17 vila janë rrënuar deri tash përreth Ujmanit
Kurti për gërmimet në Zubin Potok: Pengimi i Serbisë s’e ndalë Kosovën në kërkim të së vërtetës dhe drejtësisë
Deri më tani 6 trupa të gjetur gjatë gërmimeve në Zubin Potok