Prishtinë 06 Shkurt 2026 13:31
Gjykata Speciale ka vendosur që t’ia vazhdojë paraburgimin Hashim Thaçit, meqë sipas gjyqtarit ekziston ende rrezik që Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave të Gjykatës dhe të kryejë vepra të tjera penale.Megjithatë, sipas zëdhënësit Michael Doyle, Gjykatës e ka pranuar se rreziku për pengim të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me vendimet e më hershme për rishikim të paraburgimit meqë procedurat provuese për gjykimin e Thaçi në rastin e parë kanë përfunduar si dhe për faktin që te gjyqi për ndërhyrje në procesin e gjykimit, Prokuroria do të bazohet vetëm në dokumente.
“Gjykatësi i çështjes urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit më 3 shkurt 2026. Gjykatësi konstatoi se ende ekziston një rrezik real që z. Thaçi mund të pengojë ecurinë e procedurave pranë Dhomave të Specializuara dhe të kryejë vepra të tjera penale.Gjykatësi pranoi se rreziku i pengimit të drejtësisë është zvogëluar krahasuar me rishikimet e mëparshme të paraburgimit, duke pasur parasysh përfundimin e procedurave provuese në gjykimin e z. Thaçi për krime lufte, si dhe faktin që prokuroria synon të mbështetet pothuajse ekskluzivisht në prova dokumentare në gjykimin e tij për akuzat e ndikimit të paligjshëm ndaj dëshmitarëve”, ka thënë Doyle.Pavarësisht arsyeve të lartcekura, gjyqtari ka velrësuar se mbetet rrezik real që Thaçi të pengojë procedurat e gjykimit, si dhe të ndikojë në dëshmitarët potencial për rsatin e gjykimit të dytë për ndërhyrje në drejtësi.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit