Leposaviq, 05 shkurt 2026 08:46
Seanca e Kuvendit Komunal të Leposaviqit, e cila u mbajt më 30 janar, do të mbahet mend për shtypjen brutale të dialogut demokratik, gjatë së cilës partitë opozitare nuk patën mundësi të paraqisnin problemet e votuesve të tyre, ankesat dhe kërkesat për mbrojtje për shkak të shantazhit të përditshëm.
Këshilltarët e “Demokracisë Serbe” dhe Iniciativës Qytetare “Liria, Drejtësia dhe Mbijetesa”, këmbëngulën që gjithçka të diskutohej publikisht. Vesna Pantoviq (Liria, Drejtësia dhe Mbijetesa) mbajti fjalimin kryesor, e cila bëri ato që i quajti akuzat më serioze deri më tani, duke pretenduar se ka prova për sa vijon: dyshohet se telefonat mobil u janë konfiskuar përkohësisht drejtorëve të shkollave në Leposaviq, me urdhër të Listës Serbe, me qëllim sigurimin e kontrollit dhe pamundësimin e refuzimit të urdhrit për të shkuar në tubimin në Beograd.

Pantoviq deklaroi gjithashtu se largimi masiv i punonjësve është pjesë e një plani më të gjerë, me qëllim lënien e Komunave pa personel, me qëllim lehtësimin e marrjes së tyre nën kontroll.
Pavarësisht ndalimit të diskutimit, këshilltarët u përpoqën të merrnin përgjigje rreth ligjeve aktuale, për automjetet dhe të huajt, për të cilat kryetari i Komunës, sipas tyre, nuk u dha përgjigje dhe as nuk i informoi qytetarët për këto çështje. Heshtja e shumicës qeverisëse në Leposaviq, sipas mendimit të opozitës, dërgon një mesazh të qartë se “interesat politike dhe bindja partiake vendosen para sigurisë dhe nevojave të qytetarëve”.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit