Prishtinë, 4 shkurt 2026 07:56
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, deklaroi se përfshirja e grave në proceset e paqes dhe vendimmarrjes politike sjell rezultate më të shpejta, më gjithëpërfshirëse dhe më të qëndrueshme.
Këto deklarime, Osmani i bëri në një intervistë për “India Today”, ku presidentja theksoi se gratë kanë një rol kyç në ndërtimin e paqes dhe stabilitetit.
Sipas Osmanit, gratë sjellin perspektiva të reja dhe qasje më bashkëpunuese në zgjidhjen e konflikteve, shkruan IndeksOnline.
“Sa më shumë gra në tryezë, aq më shpejt vjen paqja dhe aq më gjatë zgjat ajo” u shpreh Osmani.
Mes të tjerash, Osmani foli edhe për përvojën e saj personale si udhëheqëse shtetërore, duke nënvizuar se sfidat për gratë në politikë vazhdojnë të jenë të pranishme, por se përfaqësimi i tyre është thelbësor për demokraci funksionale dhe institucione më të forta.
Presidentja u shpreh se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave, si në politikën e brendshme ashtu edhe në diplomacinë ndërkombëtare, duke e konsideruar këtë si një element kyç për paqe dhe zhvillim afatgjatë

Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe
Kandiç i kërkon Serbisë të përballet me krimet e luftës
Avokati Ivan Niniq kërkon rishikim të punës së Prokurorisë Publike për krim të organizuar në rastin “Panda” të vitit 1998
Serbia propagandon për “sulm ndaj serbëve”, Kosova e vendosur në zbatim të ligjit
Kongresisti Wilson i kërkon Serbisë t’i ndalë kërcënimet ndaj Kosovës dhe të shkëputet nga Rusia, Kina e Irani
Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu fton në takim kryetarët e partive
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok