Prishtinë, 03 dhjetor 2025 19:52
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC), Amer Kapetanović.
Gjatë takimit, diskutimi u fokusua në bashkëpunimin dhe integrimin rajonal, të cilat sipas Kurtit, janë thelbësore për përmirësimin e marrëdhënieve fqinjësore.
Kurti theksoi rëndësinë e rolit të RCC-së në avancimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, promovimin e tranzicionit të gjelbër dhe përgatitjen e Ballkanit Perëndimor për integrim gradual në Bashkimin Evropian.
Sa i përket marrëveshjeve të mobilitetit në kuadër të Procesit të Berlinit, Kurti u shpreh se zbatimi i tyre duhet të realizohet pa vonesa dhe e inkurajoi Sekretarin Kapetanović të angazhohet për përshpejtimin e këtij procesi.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro