Prishtinë 17 nëntor 2025 08:25
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë nga Berlini për median ndërkombëtare Politico, ka deklaruar se për Kosovën anëtarësimi në NATO është shumë më i rëndësishëm dhe më urgjent sesa integrimi në Bashkimin Evropian.
“NATO-n e shoh më urgjente sesa integrimin evropian. BE-ja do të marrë kohë, edhe pasi të marrim statusin e vendit kandidat. Besoj se NATO është më e rëndësishme për rajonin në këtë moment. Për ne, të jemi në NATO do të thotë të jemi të sigurt”, është shprehur Osmani.
Ajo ka theksuar se Rusia ka plane dhe interesa afatgjata për destabilizimin e Ballkanit, duke ngritur nevojën për një prani më të fortë të aleancës veri-atlantike në rajon.
“Besoj se është në interesin strategjik të NATO-s të zgjerohet edhe në Ballkanin Perëndimor, sidomos në Kosovë e Bosnje”, ka thënë presidentja.
Osmani është shprehur e bindur se Kosova tashmë i përmbush kriteret bazë për t’u bërë pjesë e NATO-s.
“Ushtria jonë është ndërtuar dhe trajnuar sipas standardeve të NATO-s. Ka shumë ndërveprim që tashmë zhvillohet. Ne tashmë shpenzojmë më shumë se 2% të buxhetit për mbrojtje, që është kriter i NATO-s. Brenda katër viteve planifikojmë ta dyfishojmë buxhetin për mbrojtje dhe të arrijmë shpenzime deri në 4% të GDP-së”, ka theksuar Osmani.
Presidentja nënvizoi se anëtarësimi në NATO do të ishte garanci jetike për sigurinë e Kosovës dhe stabilitetin e rajonit.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes