Prishtinë 17 Nëntor 2025 08:03
Sipas një dëshmie të dhënë në vitin 2012 para Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), politikani nacionalist serb Vojislav Sheshel ka deklaruar se Aleksandar Vuçiq, para se t’i bashkohej partisë së tij, kishte shërbyer si vullnetar në njësi paramilitare gjatë luftës në Bosnje.
Në dëshminë e tij, Sheshli ka thënë se Vuçiq kishte qenë nën komandën e Slavko Aleksiqit në zonën e Varrezave Hebraike në Sarajevë, një prej pikave më të përfolura gjatë rrethimit të qytetit.
Kjo dëshmi po shfrytëzohet së fundi nga avokati serb Çedomir Stojkoviq, i cili përmes një serie postimesh po pretendon se Vuçiq mund të ketë qenë i përfshirë në aktivitetet e ashtuquajtura “Safari snajperësh”, një praktikë e denoncuar prej vitesh, e cila përfshinte vrasjen e civilëve nga pozicione të larta rreth Sarajevës.
Stojkoviq ka rikthyer në qendër të debatit publik deklaratat e Sheshelit, duke theksuar se njësia e Aleksiqit ishte e vendosur pikërisht në një nga lokacionet që përmendet shpesh në raportimet për përdorimin e snajperëve kundër civilëve gjatë rrethimit.
Ndërkohë, autoritetet ndërkombëtare dhe institucionet hetimore kanë trajtuar më herët pretendime të ngjashme, por deri tani nuk ka një vendim gjyqësor që i lidh drejtpërdrejt individët e përmendur me rastet e dokumentuara të vrasjeve ndaj civilëve në Sarajevë.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes