Prishtinë, 16 nëntor 2025 19:27
Sigurimi i plejofit për kualifikim në Botëror nga Kosova ka bërë bujë në vendet e regjionit.
Hapësirë këtij suksesi i kanë kushtuar edhe mediumet serbe, por duke tentuar njëkohësisht të mohojnë përfaqësuesen e Kosovës në futboll.
“E ashtuquajtura Kosovë në barazh për Botëror – gabimi i rëndë i lojtari me rrënjë serbe e shtyn drejt Kupës së Botës”, është titulli i mediumit “sportal.rs”.
“E ashtuquajtura Kosovë asnjëherë më afër plasmanit në Botëror, bien edhe sllovenët”, shkruan “nova.rs”.
“Një hap më afër historisë: bien edhe sllovenët, e ashtuquajtura Kosovë shkon në barazh”, është titulli i “Sportklub”.
Si zakonisht, “Kurir” ka titull edhe më të papranueshëm: “Shteti i rrejshëm i Kosovës ende shpreson për Botëror: Sllovenia me një lojtar më pak dështon në Lubjanë”.
Në këtë frymë kanë raportuar edhe mediat tjera serbe.
Ndërkohë në Kroaci kanë vlerësuar suksesin e Kosovës.
“Kosova feston suksesin historik”, është titulli i gazetës “Veçernji List”.
“Kosova ka siguruar të paktën plejofin për Kampionat Botëror. Për plasman direkt i duhet mrekullia”, shkruan “24sata.hr”.
Edhe mediumet e mëdha ndërkombëtare dhe agjencitë e lajmeve kanë raportuar për suksesin historik të Kosovës.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes