Prishtinë, 16 nëntor 2025 17:59
Profesori amerikan Daniel Serwer ka deklaruar se do të dëshironte të shihte më shumë presion ndërkombëtar ndaj Serbisë, në mënyrë që ajo të ndalë shfrytëzimin e situatës në veri të Kosovës për qëllime të dëmshme.
Megjithatë, ai thekson se një presion i tillë vështirë se do të sjellë ndryshime të mëdha.
Sipas Serwerit, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka zgjedhur të mos jetë lideri që do të normalizojë marrëdhëniet me Kosovën e pavarur dhe aq më pak të njohë sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.
“Për këtë do të nevojitet një president tjetër në Beograd”, ka thënë ai për Kallxo.
Duke folur për Kosovën, Serwer vlerëson se Bashkimi Evropian duhet të shtojë presionin që vendi të përqendrohet në integrimin e komunitetit serb dhe trajtimin e tyre të barabartë.
“Nuk njoh shumë kosovarë shqiptarë që nuk e kuptojnë sa e rëndësishme është kjo, por ta bësh në praktikë është shumë më e vështirë sesa ta thuash”, ka deklaruar ai.
Sa i përket ndryshimeve gjeopolitike globale, Serwer thotë se Kosova dhe Serbia aktualisht janë shumë poshtë në listën e prioriteteve të SHBA-së dhe BE-së.
“Nëse do të bëhet ndonjë përparim, do të duhen njerëz në Beograd dhe në Prishtinë që e dëshirojnë atë”, ka theksuar ai.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë