Prishtinë, 15 tetor 2025
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë me Dame Karen Pierce, të dërguarën speciale të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Osmani, përmes një postimi në X, ka bërë të ditur se në këtë bisedë telefonike u diskutuan zgjedhjet e fundit lokale në Kosovë, të cilat sipas saj, dëshmuan profesionalizmin e institucioneve dhe përkushtimin e qytetarëve ndaj demokracisë.
Presidentja ngriti shqetësime serioze për ndërhyrjet e paligjshme të Serbisë në procesin zgjedhor, duke theksuar se veprime të tilla godasin në zemër të demokracisë.
“Shpreha shqetësim të thellë për ndërhyrjen e paligjshme të Serbisë në zgjedhjet tona përmes veprimeve që godasin në vetë zemrën e demokracisë. Sjellje të tilla destabilizuese duhet të përballen me një reagim të qartë dhe të bashkuar nga të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ajo.
Në bisedë u trajtuan gjithashtu hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe thellimit të agjendës strategjike dypalëshe mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar.
“Gjithashtu diskutuam për hapat e ardhshëm drejt formimit të Qeverisë dhe avancimit të agjendës sonë të përbashkët strategjike dypalëshe”, ka shtuar Osmani.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit