Beograd, 20 shtator 2025
Derisa po vazhdojnë protestat e studentëve dhe qytetarëve serb, kundër pushtetit në Serbi, për shkak të papërgjegjshmërisë për të dhënë llogari për jetët e humbura në Novi Sad, ku vdiqën 15 persona në tragjedinë e 1 nëntorit të vitit të kaluar, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, nxori sot në rrugët kryesore para pallatit presidencial ushtrinë serbe, me makineri, pajisje ushtarake dhe me mbi 11 pjesëtarë ushtarakë të Ministrisë së Mbrojtjes.
Në anën tjetë, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, shteti i të cilit ka blerë armatim nga dy vendet e tij mike, Rusia dhe Kina, nëpërmjet kësaj parade, po synon të tregojë forcën ushtarake të shtetit serb.
Ndërkaq, partitë opozitare, analistët politikë dhe mediet që nuk kontrollohen nga pushteti, vazhdojnë të shprehin pakënaqësitë dhe kritikat në adresë të kreut të shtetit serb, për, siç thonë, një aktivitet ushtarak i panevojshëm, i kushtueshëm dhe përbuzës ndaj gjendjes aktuale politike në Serbi.
Politikani serb Radomir Lazović, një shkrim përkitazi me paradën ushtarake, e titullon “nëse patriotizmi është dashuri për atdheun, pse duhet të jetë i dhunshëm?”.
“Zhurma e papritur e avionëve, thyerja e asfaltit nën zinxhirët e tankeve dhe ai erë e rëndë e gazrave të shkarkimit, ndërsa motorët e vjetër dizel djegin sasi të mëdha vaji të përzier me naftë, duke mbushur ajrin me re tymi. Kudo që të kthesh kokën, shihen automjete ushtarake të sapolyer me ngjyra kamuflazhi që sillen rreth Uçes, Pallatit të Serbisë – që dikur quhej SIV – dhe hotelit “Jugosllavia” të shembur me etje për fitim.
Kjo është vjeshta jonë në Beograd.
Një shtator mbi mesataren i ngrohtë në vitin 2025 është kthyer në një luftë të përditshme me kolona trafiku, kolaps dhe ndjenja të përziera ankthi, pafuqie dhe zemërimi. Sharjet, rrotullimi i syve dhe pritja në bllokime janë bërë zakon, ndërsa qyteti ynë i dashur, por i plagosur, mbytet në përgatitjet për paradën ushtarake “Fuqia e Bashkimit”, vijon politikani serb.
Edhe partitë opozitare janë shprehur kundër një parade të tillë ushtarake.
Përfaqësues partisë Demokratska Stranka kanë thënë se është “i papërshtatshëm” të mbahet parada ushtarake në një kohë kur ka paralajmërime për ulje të pagave dhe pensioneve.
Nga partia tjetër serbe Serbia Qendër-Zemra thonë se parada ushtarake po bëhet për përfitime politike, duke dërguar gjithashtu një mesazh edhe për qytetarët e pakënaqur me udhëheqjen politike në vend.

Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit