Mitrovicë e Veriut, 11 shtator
Momçilo Trajkoviq nga Këshilli Kombëtar Serb i Kosovës ka paditur kryetaren e Kuvendit të Serbisë, Ana Brnabiq, për cenim të nderit dhe reputacionit.
Trajkoviq është vendosur për këtë hap pasi që Brnabiq, më 30 qershor në televizionin TV Pink, deklaroi se Trajkoviq “ka fituar miliona nga shitja e tokës serbe tek shqiptarët”.
“Duke marrë parasysh që Trajkoviq nuk ka qasje në mediat me frekuencë kombëtare, dhe as që Brnabiq guxon të përballet publikisht me të në ndonjë emision debati, gjykata do të jetë e vetmja institucion ku do të vërtetohen faktet se kush dhe kur e ka shitur Kosovën,” thuhet në deklaratën e avokatit të Trajkoviqit, Ivan Niniq.
Në deklaratë shtohet se Gjykatës së Lartë në Beograd i janë dorëzuar edhe “shtatë padi kundër botuesve të mediave dhe redaktorëve përgjegjës, të cilët e kanë kthyer narrativin e Ana Brnabiq në tekste tabloidësh me qëllim për të përmbysur tezën se Kosovën e ka shitur Momçilo Trajkoviq, e jo Aleksandar Vuçiq”.
“Kriminalizimi i Momçilo Trajkoviqit në tabloidët nën kontrollin e regjimit ndodhi pasi që, me ftesë të studentëve, më 26 qershor të këtij viti, Trajkoviq mbajti një fjalim në Beograd dhe përcolli mbështetjen e serbëve nga Kosova për protestat studentore,” thuhet në deklaratë.

Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në, Kosova pritet të përfitojë rreth 300 milionë euro
Herën e fundit kur shqiptarët u bënë bashkë, shënuan rezultat historik në Serbi
Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi
Kusari-Lila: Marrëveshja me EFTA-n hap mundësi të reja për bizneset kosovare
Gola në Strasburg: Nëse zbatohen rigorozisht standardet ndërkombëtare të drejtësisë, liderët e UÇK-së do të lirohen
Kuvendi miraton deklaratën për aktgjykimin e Speciales
Nga nesër hyn në fuqi Marrëveshja e Tregtisë së Lirë me EFTA-n
Dy OJQ me një drejtor përfitojnë nga buxheti i Graçanicës, ngrihen dyshime për konflikt interesi (Dokument)
Zana Bllaca bëhet pingpongistja e parë kosovare e ftuar në turneun evropian