Bruksel, 11 shtator 2025
Mbledhja urgjente e NATO-s pas sulmit me dron në Poloni thekson seriozitetin e situatës, me Komandantin Suprem të Forcave Aleate, Gjeneralin Alexus Grynkewich, që e cilësoi si përballjen e parë të avionëve të NATO-s me kërcënime të mundshme brenda hapësirës ajrore aleate.
Sekretari i Përgjithshëm Mark Rutte dërgoi një mesazh të qartë: “Ky nuk është një rast i izoluar: ne jemi të gatshëm, vigjilentë dhe do të mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s.
Këshilli i Atlantikut të Veriut u mblodh urgjentisht pas aktivizimit të Neni 4 të Traktatit të NATO-s nga Polonia. Ky nen parashikon konsultime mes vendeve anëtare kur integriteti territorial, pavarësia politike ose siguria e tyre konsiderohet e kërcënuar. Ambasadori i SHBA-së në NATO, Matthew Witaker, theksoi se: “Ne qëndrojmë me aleatët tanë përballë këtyre shkeljeve të hapësirës ajrore”.
Ndërkohë, mesazhi për Vladimir Putin nga Rutte ishte i qartë: “Ndaloni luftën në Ukrainë, ndaloni përshkallëzimin kundër civilëve të pafajshëm dhe infrastrukturës civile dhe ndaloni shkeljen e hapësirës ajrore të aleatëve”.
Megjithë deklaratat e forta, mbetet për t’u sqaruar nëse sulmi me dron ishte aksidental apo i qëllimshëm. Rutte e cilësoi si një “akt të pamatur”, ndërsa burime ushtarake të NATO-s sugjeruan se, nëse ishte një provë, “shkoi keq për ta” pasi demonstruan gatishmërinë për t’u mbrojtur. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, dhe homologu i tij italian, Guido Crosetto, e cilësuan sulmin si të qëllimshëm.
Në Poloni, përveç avionëve luftarakë polakë dhe holandezë, u vendosën edhe sisteme Patriot gjermane dhe një avion zbulues italian AWACS, duke treguar një reagim të koordinuar dhe të gatshëm të Aleancës.
Çfarë parashikon Neni 4 i NATO-s?
Neni 4, i nënshkruar në vitin 1949, ofron një mekanizëm diplomatik për anëtarët e NATO-s për të kërkuar konsultime kur ata perceptojnë një kërcënim për integritetin territorial, pavarësinë politike ose sigurinë e tyre. Ky nen, ndryshe nga Neni 5 (që parashikon mbrojtje kolektive në rast sulmi të armatosur), nuk detyron një përgjigje automatike, por fillon një dialog të menjëhershëm mes partnerëve. Ai shërben si një mjet për të trajtuar situata serioze përpara se ato të përshkallëzohen.
Vendimi i Polonisë për të aktivizuar Nenin 4 erdhi si pasojë e rrëzimit të dronëve që dyshohet se shkelën hapësirën ajrore polake ndërsa fluturonin drejt Ukrainës, gjatë një ofensive ruse. Polonia e konsideroi këtë si një përshkallëzim që justifikonte një konsultim formal brenda NATO-s.

Kurti: Diskutimet do të vazhdojnë, për herë të parë kemi folur pë emra të përveçëm
Kurti nga RMV: Një hap i ri drejt lidhjes Kosovë-Maqedoni e Veriut
Kamberi kritikon Vuçiqin për gjuhën antishqiptare: “A është fyerja ndaj shqiptarëve parakusht për punësim në BIA?”
Kurti: Qëndrimi i Ukrainës për Kosovën nuk qëndron përballë fakteve
Palatova: Duam ta shohim Kosovën dhe Ukrainën duke zënë vendin e tyre në Bashkimin Evropian
Aziri: Serbia e spastroi etnikisht Medvegjën, radhën e kanë Bujanoci e Presheva
Komisioni për të Zhdukurit: Çdo rezultat është një hap drejt së vërtetës për familjet
Donjeta siguron finalen, ndeshet me rusen e Serbisë
Mbytet 20-vjeçari nga Kosova në liqenin e Komanit