Prishtinë, 30 Gusht 2025
Në 18 vjetorin e rënjes së zyrtarit policor, heroit Triumf Riza, kanë bërë homazhe Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla bashkë me kolegët e tij të Policisë, në vendin ku Riza kishte mbetur i vrarë.
Në një status në Facebook, Sveçla shkroi se drejtësia për vrasjen e tij është vonuar por sipas tij është e domosdoshme si tregues që rendi e ligji triumfojnë mbi çdo grup kriminal që cënon sigurinë e vendit tonë e të zyrtarëve tanë policor
“Triumfi u vra në moshën 28 vjeçare, në moshën e tij më të mirë kur me shumë dëshirë e motiv po shërbente në Policinë e Kosovës. Të gjithë ne që e kemi njohur e kolegët që kanë pasur fatin të punojnë me të, e kujtojnë si një djalë plot guxim e i pa kompromis përballë çdo kujt që synonte të minonte rolin e policisë e policin në detyrë. Drejtësia për vrasjen e tij është zvarritur e vonuar por është e domosdoshme si tregues që rendi e ligji triumfojnë mbi çdo grup kriminal që cenon sigurinë e vendit tonë e të zyrtarëve tanë policor”, – ka shkruar Sveçla.
Ai gjithashtu përmes këtij statusi ka njoftuar se kanë vendosur edhe gurthemelin e lapidarit të ri për Rizën.
“Në këtë përvjetor vendosëm edhe gurthemelin e lapidarit të ri për Triumfin, për zyrtarin policor që do të jetë gjithmonë në mendjet e në zemrat tona dhe në kujtesën tonë kolektive. Lavdi e përjetshme Hero Triumf Riza! Lavdi të gjithë zyrtarëve policor të rënë në krye të detyrës!”, – ka shkruar ministri në detyrë i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia