Prishtinë, 30 Gusht 2025
Skender Perteshi, drejtori i Institutit “Prevent”, ka thënë se Serbia vazhdimisht ka tentuar të prishë imazhin e Kosovës duke futur spiunë nëpërmjet misioneve të ndryshme, por më së shumti nëpërmjet UNMIK-ut.
Ai ka deklaruar se me këto veprime Serbia mundohet që Kosovën, ndonëse ishte shtet viktimë ku janë kryer krime, ta paraqesë si shtet që ka kryer krime ndaj civilëve.
Perteshi tha se është e çuditshme se si brenda KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, kanë arritur të bëhen spiunime, siç është duke u raportuar së fundmi nga mediat kroate, për një serbe nga Mitrovica e Veriut, Ana Murganiq, dhe partnerin e saj, i cili ishte pilot në kontingjentin kroat të KFOR-it, me inicialet J.I.
“Është për çudi se si edhe brenda KFOR-it, pra brenda një misioni të NATO-s, kanë arritur të infiltrihen. Kjo për shkak se për të punuar në KFOR dhe në forcat e armatosura të NATO-s, kalohen një seri klasifikimesh dhe verifikimesh të sigurisë. Pra, po flasim për verifikime të thelluara të sigurisë, që është goxha vështirë të ndërhyhet nga NATO. Mirëpo, siç duket, në këtë rast më shumë piloti në fjalë ka rënë në lajthitje tek zonja në fjalë, sesa që Serbia e ka shfrytëzuar në mënyrë të planifikuar këtë individ.”
“Megjithatë, është e sigurt që rasti është nën hetim. Kosova ka marrëdhënie shumë të mira me Kroacinë, si në sektorin e inteligjencës, ashtu edhe në sektorin e drejtësisë dhe të sundimit të ligjit. Besoj se do të ketë një integritet të madh në gjithë procesin hetimor dhe do ta dimë se sa dëme i ka shkaktuar ky operacion Kosovës dhe vetë NATO-s,” tha Perteshi.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi