Prishtinë, 30 gusht 2025 – Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së premtes në Prishtinë, ku një 24-vjeçare ka humbur jetën pas një plagosjeje me armë zjarri në një poligon të vendosur në rrugën “Dritan Hoxha”.
Sipas Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur rreth orës 19:30, kur viktima, e identifikuar me inicialet L.S., është plagosur brenda poligonit dhe më pas është dërguar menjëherë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK). Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, rreth orës 22:00 është konfirmuar vdekja e saj.
“Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Në kuadër të hetimeve, është arrestuar një zyrtar përgjegjës i poligonit, i cili me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Prokuroria ka iniciuar rastin si “vetëvrasje” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm me pasojë vdekjen”, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave po vazhdojnë.

Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Maqedonci në konferencën e sigurisë në Berlin, në fokus kërcënimi nga Rusia