Kamenicë, 30 gusht 2025 – Një zjarr ka shpërthyer sot në një qendër tregtare në Kamenicë, duke shkaktuar dëme materiale, por fatmirësisht pa pasoja në njerëz.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Më 30.08.2025, Policia e Kosovës në Kamenicë është njoftuar për një rast zjarri që kishte shpërthyer jashtë një objekti tregtar në Kamenicë. Njësitet policore me urgjencë kanë dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë arritur ta lokalizojnë zjarrin”, tha Hashani.
Ai shtoi se, sipas hetimeve të para, janë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe nuk ka persona të lënduar. “Ekspertët e zjarrfikësve po punojnë në gjetjen e shkaktarëve se si ka ardhur deri te zjarri”, theksoi ai.

Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës
Aksion ndërkombëtar kundër mashtrimeve me investime, bastisen pesë lokacione në Kosovë – arrestohen tre persona
Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin